Ky sezon veror nuk ka nisur aspak siç agjencitë turistike e prisnin apo kishin menduar. Ato po përballen me anulime të rezervimeve.
“Klientët janë dyndur për të kërkuar pagesat e tyre duke thënë unë të njoh ty dhe tek ty e kam bërë pagesën dhe më duhet sepse nuk kam për vetën time me çfarë të jetoj, shërbimin nuk e mora kur doja dhe nuk mund të shkoj mbas një viti. I kemi shlyer dalëngadalë nga xhepi jonë,” – shprehet Erion Mane, agjent turistik.
“Ne nuk jemi favorizuar as nga qeveria që të kemi një mbështetje, por i patëm kthyer pagesat për të gjithë klientët,” – thotë Dorina Xhepa, agjente turistike.
Pandemia e Covid-19 ka detyruar edhe turistët e huaj, të anulojnë rezervimet që kishin bërë për të pushuar në bregdetin shqiptar.
“Për sa i përket grupeve të huaja, ne një vit më pas ishim në një bum turistësh ndërsa këtë vit jemi zero, kjo gjithçka shkak i pandemisë. Anulimet e para kanë nisur që më 20 shkurt, që kur Italia dha alarmin se Covid-i ka cenuar Italinë dhe do mbylleshin kufijtë. Turistët më të shumtë që kanë anuluar mbeten polakët, që duhet t’i prisnim që me 15 maj,” – tregon Mane.
“Rreth 20% nga të huajt kanë anuluar, më shumë Italia dhe Gjermania,” – thotë agjentja turistike Xhepa.
Agjencitë turistike tregojnë se shkak për këtë gjë janë bërë politikat e çdo vendi, të cilët po mundohen t’i mbajnë turistët brenda shtetit te tyre, një mënyrë kjo për të ruajtur ekonominë.
“Deri në këto momente mund të themi se jemi në 1% të sezonit që lamë pas,” – zbulon agjenti turistik Mane.
Nisma “Pusho Shqip”, nuk është preferuar nga një pjesë e qytetarëve, të cilët ende synojnë të pushojnë jashtë, shkak çmimet.
“Shqipëria mbetet destinacioni më i preferuar për kosovarët. Vendasit kanë preferuar Malin e Zi për pushime. Në Budva një paketë mund të jetë 75 euro për 5 ditë, të gjitha të përfshira, ndërsa në Shqipëri nuk ekziston ky koncept, por janë vetëm me mëngjes, kemi 79 euro e lart, turet 3 ditore. Bregdeti i jugut mbetet pak i shtrenjtë,” – shton më tej Dorina Xhepa.
Kjo mungesë klientele, ka bërë që rolet midis agjencive dhe hotelerive të ndërrohen.
“Hoteleritë në jug, na kanë thënë vëreni vetë çmimin se ju e dini çfarë mund të tërheqim. Më vjen keq kur më thonë, na thoni sesi do të shkojë sezoni që ta dimë sa staf të vëmë sepse jemi të mbyllur… fundi i kësaj do të jetë se kush do të rezistojë dhe kush do të falimentojë,” – analizon Mane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje