LAJMI I FUNDIT:

Zemaj viziton Pejën, Spitalit të Përgjithshëm i ndahet një autoambulancë

Zemaj viziton Pejën, Spitalit të Përgjithshëm i ndahet një autoambulancë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së. Naser Ramadani dhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu vizituan sot Pejën, ku me autoritetet e pushtetit lokal dhe ato shëndetësore biseduan për pandeminë COVID-19 dhe mënyrën e menaxhimit të situatës në këtë komunë.

Ata u pritën së pari nga Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, i cili i ka njoftuar atë me punën e institucioneve komunale në menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth COVID-19.

Ministri Zemaj ka përgëzuar autoritetet komunale për angazhimin e treguar në menaxhimin e pademisë, dhe ka shprehur përkushtimin që MSh të mbështes komunat me fuqizim të kapaciteteve për të siguruar që situata të manaxhohet në mënyrë korrekte deri në fund.


“Me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin folëm për shqetësimet e krijuara nga COVID-19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen. U dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore (e të mos jenë vetëm në nivel qendror) dhe që Inspektorati të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet në respektimin e masave anti-Covid-19”, tha Zemaj.

“Peja do të jetë në prioritetin e angazhimit tim, dhe do të mbështetën disa projekte të caktuara, e do të ofrohen ndihma logjistike për shëndetësinë në këtë komunë”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në Pejë, Ministri me bashkëpunëtorë, ka vizituar edhe Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku ka falënderuar personalin e spitalit për punën e bërë.

Ai është njoftuar nga drejtori i këtij spitali Skënder Dreshaj me punën që bëhet aty si dhe sfidat për menaxhimin e pandemisë.

Ministri Zemaj ka thënë se MSh do të fuqizojë kapacitetet e spitalit me qëllim të përballimit të rasteve me COVID-19, por edhe të fuqizimit të shërbimeve shëndetësore në këtë spital.

Gjatë vizitës aty, Spitalit të Përgjithshëm i është ndarë një autoambulancë nga pjesa e asistencës së BE-së për përgjigje ndaj COVID-19 në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori