LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës

Haradinaj-Stublla: Flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës
Ministrja e re e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mishërim i lirisë, demokracisë dhe madhështisë globale, deklaroi të shtunën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së shtetit më mik të Kosovës.

Kryediplomatja e Kosovës tha se festa e Pavarësisë së SHBA-ve, 4 Korriku, është festë edhe e popullit të Kosovës, dhe se flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës.

“Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha ministrja Haradinaj-Stublla, duke bekuar miqësinë dhe popujt e dy shteteve mike. /Telegrafi/