LAJMI I FUNDIT:

Zaev përgënjeshtron OBRM-PDUKM-në për mbylljen e një fabrike në Kavadar

Zaev përgënjeshtron OBRM-PDUKM-në për mbylljen e një fabrike në Kavadar

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, akuzoi OBRM-PDUKM-në, e cila dha informacione rreth mbylljes së mundshme të fabrikës së Drakslermejer.

Kjo shkaktoi panik midis punonjësve të kësaj fabrike, e cila punëson shumë njerëz nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.


“OBRM-Pdukm nuk ka as një busull, as GPS. Ata do të qëndrojnë në opozitë për të reformuar partinë e tyre. Është e turpshme që politikanë të tillë të gënjejnë banorët e Kavadarit se Drakslermejer do të mbyllet. Gënjeshtra për rrugën Gradsko-Prilep është përtej çdo normaliteti”, tha Zaev./Telegrafi/