LAJMI I FUNDIT:

Jakupi: Komisioni Evropian ka aprovuar përdorimin e Remdesivir për trajtimin e COVID-19

Jakupi: Komisioni Evropian ka aprovuar përdorimin e Remdesivir për trajtimin e COVID-19

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka aprovuar barin e parë për trajtimin e COVID-19, për të rritur dhe adoleshentë mbi 12 vjeç.

Jakupi ka thënë se bari Remdesivir do të përdoret për trajtimin e personave të rritur me pneumoni dhe që kanë nevojë për oksigjen shtesë, transmeton Telegrafi.

“Ashtu si edhe pritej, Komisioni Europian aprovoi sot më 3 Korrik barin e parë për trajtimin e COVID-19 për të rritur dhe adoleshentë mbi 12 vjeç me pneumoni dhe që kanë nevojë për oksigjenim shtesë. Kjo do të thotë se prej tani ky produkt lejohet që të tregtohet në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet tjera sipas legjislacioneve nacionale të tyre”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.


Ndërkaq, para disa ditësh Jakupi kishte thënë se edhe Kosova do të bëjë përpjekje për të siguruar një sasi të dozave të Remdesivir, në mënyrë që të njëjtët të përdoren në pacientët që kanë gjendje më të rëndë.

Ndryshe, në Kosovë ka arritur në 3 mijë e 178 numri i personave të infektuar me coronavirus, 1 mijë e 824 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 58 raste të vdekjeve, por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori