LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e pishinave e konsiderojnë të padrejtë vendimin e qeverisë për kufizimin e numrit të klientëve

Pronarët e pishinave e konsiderojnë të padrejtë vendimin e qeverisë për kufizimin e numrit të klientëve
Foto ilustruese

Masat e reja të qeverisë së Kosovës që ndalojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave në ambiente afariste po shihen si padrejtësi nga pronarët e pishinave. Sipas tyre këto masa po paraqesin probleme serioze për aktivitetin e tyre biznesor.

Naim Krasniqi, pronar i një pishine thotë se vendimi i qeverisë po i shkakton humbje financiare.

“Mendojmë që na është bërë një padrejtësi e madhe. Një pishinë e madhe të punojë me 50 persona as shpenzimet ditore nuk mund t’i nxjerrë. Kemi punëtorët për t’i paguar, klorin, preparate tjera kimike, shpenzimet e rrymës. Me 50 persona ne mund të punojmë vetëm me humbje. Derisa në një autobusë hyjnë 50 persona, në një kafiç me 50 metra katrorë po ashtu qëndrojnë 50 persona ndërsa ne më një hektarë vend të punojmë me 50 persona është padrejtësi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Naim Krasniqi.


Ndërsa një tjetër pronarë i pishinës thotë se ky vendim ka ndikuar keq në imazhin e biznesit të tij.

“Ata që kanë ardhur janë kthyer dhe siç po shihet edhe sot, vendimi i qeverisë na ka dëmtuar në imazh. Komuna ankohet se ende nuk ka marrë vendim nga inspektorati sanitar. Ne jemi ende në pritje”, deklaroi Xhavit Ratkoceri, përcjell Telegrafi.

Nga Drejtoria e Inspektoratit në Lipjan thonë se deri sa qeveria nuk merr ndonjë vendim për mbylljen e këtyre bizneseve as ata nuk do të marrin përgjegjësi për veprimet që bëjnë ato biznese.

Shumë biznese janë ankuar se me masat e reja kufizuese është ngushtuar veprimtaria e tyre afariste./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori