LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump ndryshon ton për maskat mes pandemisë

Presidenti Trump ndryshon ton për maskat mes pandemisë

Me rritjen e rasteve të coronavirusit në Shtetet e Bashkuara, republikanët u janë bashkuar demokratëve për t’u bërë thirrje amerikanëve që të mbajnë maska për të ngadalësuar pandeminë.

Edhe Presidenti Donald Trump, i cili ka kundërshtuar veshjen e maskës në publik, mund të jetë duke ndryshuar tonin e tij.


Pasi u rezistoi gjatë thirrjeve për të veshur një maskë për fytyrën në publik, Presidenti Trump tani thotë se do të mbante një maskë në situata të caktuara, duke shtuar se e bën atë të duket si ky personazh.

Të enjten, ai mbështeti përpjekjet e guvernatorëve dhe zyrtarëve lokalë për t’i rikthyer njerëzit tek gjërat themeltare, kur bëhet fjalë për të përmbajtur virusin.

“Kjo përfshin mbulimin e fytyrës, distancimin fizik, testimin dhe higjienën personale. Lani duart”, tha Presidenti Trump.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Trump tha se disa amerikanë veshin maska për të “sinjalizuar mosmiratimin ndaj tij”.

Ai nuk ka nxjerrë udhëzime që njerëzit të mbulojnë fytyrën, por komenti i tij këtë javë mund të pasqyrojë një ndryshim të vogël në ton.

“Një nga gjërat që unë mendoj se mund të presim nga presidenti është se ai do të bëjë atë që ai shpesh përpiqet ta bëjë nëpërmjet retorikës, pra të luajë me të dyja palët, vetëm sa për t’i dhënë vetes hapësirë manovrimi. Nuk jam i sigurt megjithatë nëse, me forcën e narracionit që ka pandemia, kjo do të funksionojë në këtë rast të veçantë”, thotë Jeffrey Bennett, i Universitetit Vanderbilt.

Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 52’000 raste të reja të coronavirusit të mërkurën, shifra më e madhe një ditore që nga fillimi i pandemisë.

Me një rritje prej 80 për qind të rasteve të reja në dy javët e kaluara,…. më shumë ligjvënës republikanë u janë bashkuar demokratëve duke u bërë thirrje amerikanëve të veshin maska.

“Gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëni, jo vetëm për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur të tjerët derisa të kemi një vaksinë – vishni maska. Nuk është e ndërlikuar”, tha Mitch McConnell, drejtues i shumicës republikane në Senat.

Në dallim nga disa vende ku maskat janë thjesht çështje shëndetësore, amerikanët janë të ndarë politikisht.

Sipas të dhënave më të fundit të “Pew Research”, 76 për qind e demokratëve thonë se ata mbajnë një maskë në publik, krahasuar me 53 për qind të republikanëve.

Kandidati demokrat për president Joe Biden fajëson Presidentin Trump për këtë ndarje.

“Presidenti nuk jep drejtimin dhe na hedh kundër njëri-tjetrit. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu, gjysma shërohen dhe gjysma po keqësohen. Ne nuk mund të vazhdojmë me gjysmën që veshin maska dhe gjysmën (tjetër) që nuk pranojnë shkencën”, tha zoti Biden.

Nënpresidenti Mike Pence kohët e fundit ka filluar të mbajë maskë në publik dhe të inkurajojë përdorimin e tyre.

Dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të insistojnë që amerikanët të ndjekin udhëzimet e tyre lokale dhe të marrin vendimin më të mirë për sigurinë e tyre. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori