LAJMI I FUNDIT:

BDI: Zero tatim për tre vjet për çdo të punësuar për herë të parë nën moshën 35 vjeç

BDI: Zero tatim për tre vjet për çdo të punësuar për herë të parë nën moshën 35 vjeç

Sot, Kandidati për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi, në parkun e Çairit realizoi takim me rininë ku shpalosi politikat rinore dhe zotimet e tij për 100 ditshin e parë si kryeministër.

Sipas kumtesës së BDI-së, gjatë takimit ai u njoftua nga afër me brengat e të rinjve, arsyet se pse ata mendojnë ta lëshojnë vendin dhe cilat do të ishin politikat më të frytshme që do ta mbanin rininë në vend, aty ku kanë familjet dhe ku më së miri do të mund të kontribuojnë për shoqërinë tonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë jam këtu për ju të rinjtë, dhe pjesa kyçe e programit tim të prezantuar për 100 ditët e para, është pikërisht përforcimi i ekonomisë dhe krijimi i mundësive për ju, dhe këtë e kam planifikuar përmes një sërë masash. Fillimisht do të ulim në zero tatimin personal për tre vjet për çdo të punësuar për herë të parë, nën moshën 35 vjeç”, potencoi Ziberi.


Ziberi shtoi se “Qeveria po ashtu do të subvencionojë 50% të kontributeve sociale për tre vitet e ardhshme për çdo punësim të ri, që do të përmirësojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në ndërmarrjet private. Kështu të rinjve shqiptar, do t’u krijohen më shumë mundësi për punë në vend, më shumë mundësi për një të ardhmeje më të begattë, si dhe mundësi për t’u ndjerë profesionalisht të realizuar këtu në vend”.

“Investoni në studimet tuaja, sepse me hapjen e negociatave me BE-në do tu hapen mundësi të shumta për kontribuim në shumë fusha të ndryshme, dhe në një të ardhme të afërt si vend anëtar i Bashkimit Evropian, do të
keni mundësi për pozita vendimmarrëse jo vetëm në vendin tonë por edhe në qarqet vendimmarrëse të Komisionin Evropian. Atë që brezi ynë duhej ta arrinte me luftë ju thjeshtë mund ta arrini përmes votës tuaj më 15
korrik”, theksoi Ziberi.

Mes zotimeve të parapara për të rinjtë, Ziberi nënvizoi edhe rëndësinë e hapjes së shkollave profesionale në çdo komunë si dhe krijimin e një Fondi për nxitjen e diturisë, mbështetjen e inovacioneve dhe aftësive afariste tek të rinjtë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori