LAJMI I FUNDIT:

Babai i Boris Johnson “shkel rregullat e të birit”, udhëton drejt Greqisë

Babai i Boris Johnson “shkel rregullat e të birit”, udhëton drejt Greqisë

Duke thyer kufizimet e vendosura nga djali i tij, Boris Johson dhe qeveria greke, babai i kryeministrit britanik mbërriti në Greqi mbrëmë, përmes Bullgarisë.

Stanley Johnson, 79 vjeç shkoi në Athinë për të vizituar vilën e tij në Pelion.


Ai as nuk hezitoi të postojë foto në llogarinë e tij personale në Instagram, duke treguar pamje nga udhëtimi.

Babai i Johnson-it udhëtoi përmes Bullgarisë, pasi qeveria greke ka ndaluar ardhjen e udhëtarëve nga Britania deri në mes të korrikut.

Duke folur nga ballkoni i vilës së tij, Stanley Johnson tha:

View this post on Instagram

Shadowed on arrival in Athens this evening!

A post shared by Stanley Johnson (@stanleyjohnson) on Jul 1, 2020 at 2:47pm PDT

“Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër coronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm”.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Stanley Johnson ka shkelur rekomandimet e qeverisë britanike.

Para se të vendosej karantina, ai deklaroi se do të vazhdojë të shkonte në bar, pavarësisht 79 viteve të tij.

“Sigurisht që do të shkoj në një bar, nëse dua të shkoj në një të tillë”. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori