LAJMI I FUNDIT:

Turqia shtyn vendimin për kthimin e Aja Sofia në xhami

Turqia shtyn vendimin për kthimin e Aja Sofia në xhami

Një gjykatë turke ka vonuar një vendim nëse Aja Sofia në Stamboll mund të shndërrohet në një xhami.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Këshilli i Shtetit – organi më i lartë administrativ i Turqisë – tha se ai do të marrë një vendim brenda 15 ditësh, pas një seance që zgjati vetëm 17 minuta.

Siç shkruan më tej BBC, Zona e Trashëgimisë Botërore 1.500 vjeçare e UNESCO-s ishte fillimisht një katedrale para se të bëhej një xhami dhe më pas një muze në vitet ’30.


Dhe ajo mund të bëhet përsëri një xhami nëse gjykata e aprovon masën.

Ndryshe, presidenti i Turqisë Rexhep, Tajip Erdogan, bëri thirrje për ndryshimin gjatë një tubimi zgjedhor vitin e kaluar.

Islamistët në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që ajo të shndërrohet në xhami, por anëtarët e opozitës laike kanë kundërshtuar këtë veprim.

Po sipas BBC, propozimi ka nxitur kritika ndërkombëtare, nga liderë fetarë dhe politikë në të gjithë botën.

Zëvendësdrejtori i UNESCO, Ernesto Ottone Ramirez u pajtua se ishte e nevojshme miratimi më i gjerë, në një intervistë për gazetën greke Ta Nea.

Organi i OKB i kishte shkruar Turqisë në lidhje me propozimin, por ai nuk mori përgjigje, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori