Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.
Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbot.
Kryetarja Osmani tha pas nënshkrimit se ky memorandum është vullnet i dyanshëm në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ka për synim rritjen e transparencës në përzgjedhjen e personave në pozitat udhëheqëse në borde dhe agjenci të pavarura.
“Pozita e parapara janë në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës ku trupat e tyre udhëheqëse dhe menaxheriale zgjidhen nga Kuvendi dhe disa që iniciohen nga Qeveria, por që lista finale votohet në Kuvendin e Kosovës”, tha Osmani.
Sipas saj, profesionistët duhet të përzgjidhen në bazë të meritokracisë.
“Kuvendi vërtet përbëhet nga politikanë, mirëpo politikanët që betimin e tyre, ditën e zgjedhjes, e kanë dhënë duke thënë se do të punojnë në interes të Republikës dhe qytetarëve, duhet ta dinë se kjo Republikë dhe qytetarët që jetojnë në të, asnjëherë nuk do të arrijnë mirëqenien e duhur, në qoftë se shkelen parimet e meritokracisë dhe transparencës. Duhet që këtë premtim që e kemi dhënë ta realizojmë”, tha kryetarja Osmani.
Ndërkaq ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot tha se me këtë mënyrë ka pasur procese të suksesshme rekrutuese.
Ai u bëri thirrje profesionistëve të aplikojnë dhe të kontribuojnë në udhëheqjen e institucioneve.
“Nuk mund të zgjidhen nga jashtë por vetëm me vullnet politik dhe me punë profesionale. Jam i vetëdijshëm se kjo nuk është ndërmarrje e lehtë por parakusht për zhvillimin. Projekti ju ofron mbështetje por emërimet u takojnë institucioneve në pajtim të plotë me legjislacion në fuqi”, tha Abbott.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!