Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka filluar mbledhjen e radhës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me një apel ndaj të gjithë besimtarëve, nëpunësve fetarë dhe imamëve, që të respektohen të gjitha masat parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID – 19.
Duke parë situatën shqetësuese dhe rritjen e rasteve të të infektuarve në vend, Myftiu Naim Tërnava, ka bërë thirrje që të respektohen në maksimum të gjitha rekomandimet nga institucionet shëndetësore.
Tërnava bëri thirrje te të gjithë imamët që hytben e xhumasë të mos e zgjasin më shumë se 10 minuta.
“Apeloj edhe njëherë të popullata, tek besimtarët tanë të jenë të kujdesshëm, të tregohen vigjilent me pandeminë. Virusi fatkeqësisht është në mesin tonë dhe po rrezikon shëndetin e popullatës, andaj ftoj edhe një herë që të ruhet distanca sociale, të shmangen tubimet, dhe të kemi kujdes maksimal për higjienën personale, të mbajmë e maska e dorëza. Gjithashtu, kërkoj nga besimtarët tanë që me rastin e shkuarjes në xhami të kenë parasysh distancën sociale, mbajtjen e maskave dhe qëndrimin jo të gjatë në xhami. Ndërsa nga imamët kërkoj që ditën e xhumasë mos të zgjasin hytben e xhumasë më shumë se 10 min”, ka thënë Tërnava.
Apeli i plotë i Myftiut Naim Tërnava:
Të nderuar të pranishëm Ditëve të fundit është shqetësuese gjendja e krijuar te ne nga pandemia COVID-19, siç po shihni kemi një rikthim të pandemisë, rritja e numrit të infektuarve është brengosëse për të gjithë, sepse është në pyetje shëndeti publik, shëndeti ynë, shëndeti i njerëzve tanë.
Ne i dimë edhe kapacitetet tona që kemi si vend e si institucione, andaj e gjej të rrugës sot që nga këtu edhe njëherë të bëjë apel të popullata që të jenë të ndërgjegjshëm në zbatimin e protokolleve që kanë paraparë institucionet profesionale të vendit.
Zbatimi i protokolleve e masave që kanë rekomanduar institucionet është mese i domosdoshëm për të gjithë ne, duke u nisur gjithsecili nga vetja, nga shtëpitë tona, familjet tona, si në rrugë, treg, punë, xhami apo kudo që ndodhemi.
Apeloj edhe njëherë të popullata, tek besimtarët tanë të jenë të kujdesshëm, të tregohen vigjilent me pandeminë.
Virusi fatkeqësisht është në mesin tonë dhe po rrezikon shëndetin e popullatës, andaj ftoj edhe një herë që të ruhet distanca sociale, të shmangen tubimet, dhe të kemi kujdes maksimal për higjienën personale, të mbajmë e maska e dorëza.
Gjithashtu, kërkoj nga besimtarët tanë që me rastin e shkuarjes në xhami të kenë parasysh distancën sociale, mbajtjen e maskave dhe qëndrimin jo të gjatë në xhami. Ndërsa nga imamët kërkoj që ditën e xhumasë mos të zgjasin hytben e xhumasë më shumë se 10 min.
Të nderuar besimtarë,
Zoti i Plotfuqishëm në Kuranin Fisnik na ka urdhëruar të ruajmë shëndetin dhe jetën e njeriut , andaj e kemi obligim dhe detyrim fetar e njerëzor të ruajmë shëndetin dhe të mbrojmë jetën e njeriut dhe kurrsesi nuk guxojmë që me pakujdesinë tonë të vëmë në rrezik shëndetin e njerëzve, familjarëve e të dashurve tanë.
Edhe njëherë mbështetje, mirënjohje e solidarizim me punën që po bëjnë mjekët në luftimin e pandemisë. Lusim Zotin Fuqiplotë që me mëshirën e Tij të na falë shëndet e të na mbroj neve dhe vendin tonë nga çdo e keqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze