LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Mos i dëgjoni ata që po bëjnë thirrje për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë, shëndeti është më i rëndësishëm se politika

Zemaj: Mos i dëgjoni ata që po bëjnë thirrje për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë, shëndeti është më i rëndësishëm se politika

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në ceremoninë e pranimit të një donacioni nga Bashkimi Evropian për luftimin e pandemisë, tha se më i rëndësishëm është shëndeti sesa politika dhe dallimet politike në kohë pandemie.

Zemaj kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të mos dëgjojnë thirrjet për mosrespektim të vendimeve nga Qeveria.


“Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na ndihmoni ta përfundojmë pandeminë, respektoni masat, zbatoni masat e MSH-së dhe IKSHPK-së, mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri për vendimet e qeverisë, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes, më e rëndësishme është shëndeti sesa politika apo dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”, tha Zemaj, raporton Telegrafi.

Zemaj shtoi se ky donacion i BE-së, nuk është i vetmi e as i fundit, është pjesë e kontingjentit që kanë arritur më parë dhe kanë ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë.

Ministri falënderoi taksapaguesit evropian dhe zyrën e BE-së që kanë mundësuar që gjatë kësaj kohe këto mjete të arrijnë sa më shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori