Inspektorë nga komuna e Prishtinës bashkë me Policinë e Kosovës janë parë mëngjesin e së enjtes duke larguar terrasën e restoranteve që gjenden në Pallatin e Rinisë.
Në lidhje me këtë, ka reaguar vajza e pronares së biznesit përmes një postimi në Facebook, Gresa Statovci ku ka thënë se po shkatërrohet një biznes familjar i cili ka 25 vite që udhëhiqet nga nëna e saj dhe ka të punësuara vetëm punëtore vajza.
Ajo në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është shumë e çuditshme se si në këtë kohë krize komuna e bën një gjë të tillë.
“Komuna na ka lajmëru që kanë me na e hjek terrasën edhe përkundër përpjekjes tonë për vazhdim. Këtë biznes e udhëheq nëna ime tash e 25 vjet dhe krejt punëtoret janë vajza që nga fillimi. Në vendim nuk kemi marrë asnjë arsyetim, vetëm se refuzohet kërkesa për vazhdim, por nuk kemi asgjë formale se pse nuk vazhdohet. Krejt kjo ka qenë para pandemisë, por ndodhi pandemia pastaj. Jemi anku por meqë kishte pandemi ajo e bëri të veten. Është tejet e çuditshme në këtë kohë krize komuna me bë këtë gjë”, tha Statovci për Telegrafin.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me kryeinspektorin e komunës së Prishtinës, Adonis Tahirin, por ai nuk është përgjigjur në telefon.
Ndërsa, përmes një postimi në Facebook, vajza e pronares së lokalit ka thënë se Shpend Ahmeti kishte dhënë fjalën se do të përkrahte ekonominë në kohë pandemie.
“Komuna e Prishtinës është duke ma shkatërru biznesin familjar në këtë kohë pandemie. Biznes i udhëhequr nga nana ime qe 25 vite tek Newborn, Pasticceria Pianno, e me punëtore krejt vajza. E tërë ditën dalin në media për fuqizimin e gruas në biznes. Plus i kanë thirrë 40 policë. Shpend A. Ahmeti, ku te mbetën fjalët që ke me e përkrah ekonominë në kohë pandemie? Çfarë përkrahje është kjo? Marre po me vjen që jom kthy me punu për këtë vend”, shkruan Statovci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A