Tetovë: Testi për Covid-19 kushton 4000 denarë, nuk kanë mundësi ta paguajnë
Qyteti i Tetovës gjatë ditës së sotme ka shënuar 13 raste të reja me Covid 19, ndërsa 358 raste janë aktiv. Por numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i madh pasi shumë persona fshehin se janë të infektuar dhe nuk paraqiten tek mjeku amë. Televizioni 21 bisedoi me një person i cili ndonëse ka pasur simptome, nuk është paraqitur spital, pasi siç thotë, nuk ka sigurim shëndetësor. Ai tha se nuk ka pasur mundësi për shpenzime, sepse gjendja e tij financiare nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë.
Gazetari: Kur i keni pasur simptomat e para?
–“Nuk kam pasur shije në ushqim, kam pasur temperaturë, e kam ndjerë vetën të lodhur. 14 ditë i kam pas të vështira, në spital nuk kam shkuar se nuk kam pas para, kushtet e mia ato kanë qenë. Me çaj dhe limon jam munduar, edhe infuzion në shtëpi kam marrë, këto gjëra …”
Gazetari: Nuk keni qenë në spital se s’keni pasur para ?
“Ashtu, asnjë ndihmë nga shteti nuk kemi pasur, mundësinë finaciare të dobët e kam pasur.”
Edhe mjeku Ilir Jaji thotë se ka shumë pacientë që nuk i tregojnë simptomat dhe i fshehin dhe se ka ende qytetarë që nuk besojnë se ekziston Covdid 19. Sipas tij shumë personave u përkeqësohet gjendja shëndetësore pikërisht duke i fshehur simptomat.
“Ka pacientë që kanë simptoma të tilla dhe problem është se I fshehin. Nuk është problem tek diagnostifikimi. Simptomat i fshehin, ndërsa siç dihet e vetmja mënyrë për ta diagnostikuar një pacient me Covid 19 është testimi me PCR që bëhet tash dhe ne shpesh hasim në vështirësi me pacientët për t’i bindur”, tha Ilir Jaji, mjek.
Një test në një laborator privat kushton rreth 4 mijë denarë dhe numri i qytetarëve që nuk kanë sigurim shëndetësor në rajonin e Tetovës është i madh. Shumica prej tyre nuk kanë sigurim shëndetësor për shkak se nuk kanë as shtetësi./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet