Dy vatra të reja me virus korona në Komunën e Tetovës konfirmohen nga Qendra për Shëndet Publik. Në këtë komuna vazhdon të ketë rritje të rasteve të reja. Bashkë me komunat përreth, në Tetovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja, 7 prej të cilëve në Komunën e Tetovës, 3 në Jegunovcë dhe 3 në Bërvenicë.
“E shihni se numri vazhdimisht rritet. Ka transmision të gjerë të shpërndarjes së sëmundjes. Apeloj tek qytetarët e komunës së Tetovës t’i respektojnë masat, të mos ketë grupim të popullatës, të mbahet distancë dhe të mbahen maska mbrojtëse”, tha Zorica Zafirovksa, infektologe QSHP-Tetovë.
Nga Qendra klinike e Tetovës, thonë se kanë të hospitalizuar 11 pacientë me test pozitiv për Covid19, 4 pacientë të cilët kanë dalë negativ dhe 1 pacient i dyshimtë. Infektologu Halil Ismaili thotë se spitali ka kapacitete të mjaftueshme për ballafaqim me pandeminë.
“Për momentin ne kemi 70 shtretër. As 30 – 40% të atij kapaciteti nuk e kemi shfrytëzuar deri më tani. Nuk ka pasur nevojë, por nëse ka nevojë ne atë kapacitet kemi mundësi ta rrisim edhe më shumë”, pohoi Halil Ismaili, infektolog.
“Përderisa institucionet shëndetësore vazhdimisht bëjnë apel që në maksimum të respektohen masat për mbrojtje nga Korona Virusi, kemi qytetarë të cilët ende nuk besojnë se ai ekziston, por ka edhe të tillë që i respektojnë këto masa”.
“Duhet t’i respektojmë. Gjithë popullata duhet t’i respektojë, t’i vënë maskat, të gjitha masat që na thotë shteti t’i respektojmë.”
A duhet të mbash maskë? “Po!”
Pse nuk e mban? “Nuk i besoj!”
“Njerëzit nuk janë vetë të kujdesshëm. Duhet të kujdesen.”
Anketa 4
“Qytetarët sa që e shoh unë askush nuk mban maska. Duhet të vetëmbrohen. Jo ta vendosin në mjekër ose në kokë.”
Sipas të dhënave më të fundit, në Komunën e Tetovës dhe rrethinë, për momentin në mjekim shtëpiak janë 356 pacientë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet