Pirja në mënyrë të vazhdueshme e alkoolit, mund të bëjë “kërdinë” me lëkurën tuaj dhe këtë nuk e themi ne, por specialistët e lëkurës dhe somelierët, gjithashtu!
Nga dehidratimi tek ngadalësimi i procesit të riparimit qelizor, alkooli mund të dëmtojë edhe ngjyrën e lëkurës, kanë treguar studimet e fundit. Ndaj, një sasi e moderuar është gjithmonë një zgjedhje e duhur.
Serena Poon është nutricioniste dhe thotë se nëse alkooli pihet në çift, kjo mund të jetë një gjetje fantastike për të reduktuar sasinë e pijes.
“Alkooli pa masë, mund të nxjerrë në pah enët e gjakut të lëkurës suaj, njollat e diellit, sytë e fryrë, rrathët e zinj poshtë syve, e plot detaje të tjera që ndoshta ju nuk i kishit vënë re”, thotë Brendan Camp, dermatolog i certifikuar në SHBA.
Sigurisht, mënyra më e mirë për të parandaluar efektet negative të pijes në lëkurën tuaj, është që ju të minimizoni sasinë sa më shumë të jetë e mundur…
A është alkooli i keq për lëkurën tuaj?
Alkooli është një diuretik, që do të thotë se rrit prodhimin e urinës së trupit tuaj.
“Kjo bën që trupi të shpërndajë ujin e tepërt dhe kripën me një ritëm të rritur”, shpjegon dietologu i regjistruar, Tony Castillo. Me fjalë të tjera, është mjaft dehidratues dhe sjell efekte negative në lëkurë.
Lisa Richards, një dietologe e regjistruar thotë se hidratimi i brendshëm është thelbësor kur konsumoni alkool. “Konsideroni të pini një gotë ujë midis çdo pijeje alkoolike. Ka të ngjarë që të shtoni numrin e herëve që shkoni në tualet”, thotë ajo, por kjo do ta lërë lëkurën tuaj të hidratuar mirë dhe madje mund të lehtësojë dhimbjet e kokës.
Pijet e larta në nivelin e kripës mund të jenë veçanërisht të ashpra në pamjen tuaj sepse ato janë kaq dehidratuese. Estetistja e famshme dhe infermierja dermatologjike, Natalie Aguilar thotë: “Pijet e kripura mund ta lënë lëkurën tonë jashtëzakonisht të fryrë dhe mund të përkeqësojnë skuqjen. Për të luftuar dehidratimin, përpiquni të përfshini një serum hidratues si acidi hialuronik që është një zgjedhje e mirë gjithmonë”.
Përfshini në ritualin e bukurisë suaj një hidratues që përmban një përzierje përbërësish për të rregulluar humbjen e ujit. “Hidratoni lëkurën çdo natë dhe mëngjes pas një nate abuzimi me alkoolin”, thotë Richards.
Camp ju këshillon të gjeni një hidratues me “vitaminë B, nikotinamide për të qetësuar lëkurën; acidi hialuronik, një humectant që tërheq molekulat e ujit; dhe qeramidet ose lipidet që gjenden natyrshëm në epidermë që ruajnë funksionin pengues të lëkurës”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?