LAJMI I FUNDIT:

​Veliu takohet me kryeshefat e agjencive të MPB-së, diskutojnë për vendimet rreth pandemisë COVID-19

​Veliu takohet me kryeshefat e agjencive të MPB-së, diskutojnë për vendimet rreth pandemisë COVID-19

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, mbajti sot takim me kryeshefat e agjencive të MPB-së, me të cilët ka diskutuar lidhur me vendimet dhe rishikimet e vendimeve për pandeminë COVID-19.

Në takim u bisedua për planin e aprovuar legjislativ, obligimet e secilës agjenci në veçanti, projektet kapitale dhe përshpejtimin e procedurave, si dhe u raportua rreth strategjive dhe përfshirja e secilës agjenci në strategjitë e caktuara, transmeton Telegrafi.


Në fund të këtij takimi, u bisedua lidhur me organo-gramin e ri të MPB-së, rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm dhe raportin me rekomandime nga Avokati i Popullit. /Telegrafi/