LAJMI I FUNDIT:

​Mbyllet përkohësisht Qendra e Regjistrimit Civil

​Mbyllet përkohësisht Qendra e Regjistrimit Civil

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy zyrtarë të këtyre qendrave.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile më datën 2 dhe 3 korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.


Aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër qendrat për pajisje me dokumente të komunave më të afërta.