LAJMI I FUNDIT:

Arjanit Hoxha: Çdoherë kur dobësohet BDI dhe OBRM-PDUKM rikthejnë tensionet ndëretnike

Arjanit Hoxha: Çdoherë kur dobësohet BDI dhe OBRM-PDUKM rikthejnë tensionet ndëretnike

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha thotë se BDI dhe OBRM-PDUKM kanë retorikë që na kthejnë memorin nga sundimi i, siç thotë ai regjimit.

Çdoherë, thotë Arjanit Hoxhat, kur ata dobësohen rikthejnë folklorin politik dhe gjuhën e përçarjes, urrejtjes dhe nxitjes të tensioneve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët e kanë lexuar mirë këtë lloj manipulimi nga ish regjimi dhe nga çdo takim që kemi po motivohemi edhe më shumë dhe bindemi se koalicioni MUNDEMI është opsioni edhe më i sigurt edhe më i dobishëm për shtetin dhe shoqërinë”, thotë Hoxha.


Sipas tij, ata që sot shesin patriotizëm, duhet t’i rikujtojmë përmendoret, fasadat e stiroporit, përgjimet, rastet e montuara politike, rastet e pa zbardhura korruptive dhe ajo që është më e rëndësishmja, sipas tij, duhet t’i rikujtojmë se sa të rinjë dhe të reja lëshuan vendin pikërisht shkaku se regjimi OBRM-PDUKM-BDI i’a ka shuar shpresën dhe nuk i ka lënë perspektivë tjetër përveç largimit nga vendi.

“Po, ne jemi edhe patriot edhe kombëtar, pasi që duam të mbajmë të rinjtë në vendlindje, pasi duam të sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë, të ritim pagat, të zhvillojmë ekonominë, të stimulojmë të rinjtë përmes granteve të ndryshme të hapin bizneset e tyre dhe të vetëpunësohen. Ne jemi të angazhuar që të ndërtojmë objekte moderne arsimore dhe shëndetësore, të ndërtojmë çerdhe, shtepi kulture, fusha sporti etj., duke mos bërë
diskriminime në baza etnike apo regjionale, por parimi mbi të cilin është ndërtuar ky parteneritet mes Lëvizjes BESA dhe LSDM, në koalicionin MUNDEMI, do jetë eksluzivisht punë, investim dhe angazhim në bazë të nevojave të qytetarëve dhe jo në bazë të preferecave etnike apo partiake”, tha Hoxha.

Ai ju bëri thirrje qytearëve të bos bien pre e propagandës partiake që po mundohet të instalojë, siç thotë ai, regjimi OBRM-PDUKM – BDI.

“Mos bini pre e manipulimeve dhe gënjeshtrave të atyre që për 10 vite qeverisje bashkë shkatëruan gjithçka në shoqërinë tonë”, tha mes tjerash Hoxha./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori