LAJMI I FUNDIT:

Njësia K9 e Policisë së Kosovës pranon pesë qen për të zbuluar armë të teknologjisë së re

Njësia K9 e Policisë së Kosovës pranon pesë qen për të zbuluar armë të teknologjisë së re

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës (PK) në një ceremoni në të cilën ishin të pranishëm Agim Veliu, Ministri i Punëve të Brendshme, Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, Christian Heldt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtar.

Përderisa qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.


“Përmes projektit Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, të financuar bujarisht nga qeveria gjermane, pesë (5) qen K9 janë prokuruar për Policinë e Kosovës që do të trajnohen nga instruktorët e certifikuar të K9 të PK-së për nuhatjen e Polimerit. Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasi që do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga MPB.

Në ngjarje,  Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP nënshkruan dokumentet e dorëzimit dhe për pjesëmarrësit u bë një prezantim i shkurtër i “qenve në veprim” për të treguar aftësitë e shtesave të fundit të Njësisë K9. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori