LAJMI I FUNDIT:

Nesër hapen aeroportet e Maqedonisë, fluturimi i parë drejt Bremenit

Nesër hapen aeroportet e Maqedonisë, fluturimi i parë drejt Bremenit

Nesër në ora 6 të mëngjesit, në aeroportin e Shkupit do të fluturojë aeroplani i parë drejt Bremenit të Gjermanisë, pas hapjes së aeroporteve. Ndërsa udhëtarët e parë në vend do të arrijnë tre orë më vonë nga Stambolli.

Fluturimi i parë në aeroportin e Ohrit është planifikuar për të enjten, ndërsa atje fillimisht do të arrijnë turistë nga Holanda dhe Polonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Udhëtarët në aeroportet e Maqedonisë do të kalojnë në protokolle të ashpra. Duhet të jenë tre orë para fluturimit në aeroport, ndërsa nuk do të mund të shoqërohen nga të afërmit, si dhe do të reduktohet shfrytëzimi i sporteleve.

Ata do të duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, në hyrje të aeroporteve do të duhet t’i dezinfektojnë duart, si dhe do t’u matet temperatura me kamera termike.

“Nuk ka kufizime nga kompanitë ajrore. Në fillim kishte debat që ulësja e mesme të jetë e zbrazët, por kjo nuk është përmbajtshme dhe do të rriste harxhimet dhe si pasojë edhe çmimet e biletave. Për këtë arsye kompanitë ajore nuk do ta zbatojnë këtë ndalesë. Thjesht do t’i lusin udhëtarët që të mbajnë maska gjatë gjithë fluturimit”, tha Alper Ersoj, drejtor i TAV Maqedoni.

Derisa pritet vendimi i Brukselit, Maqedonia e Veriut i ka hapur kufijtë të premten. Hyrje dhe dalje nga shteti lejohet për të gjithë qytetarët, edhe atë pa test PSR dhe pa karantinë.

Për momentin qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë vetëm në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori