LAJMI I FUNDIT:

Ristoska: Dita e fundit e PSP-së, edhe e hidhur edhe e ëmbël

Ristoska: Dita e fundit e PSP-së, edhe e hidhur edhe e ëmbël

Prokurorja dhe zëdhënësja e PSP-së Lençe Ristoska, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ditën e fundit të prokurorisë që u formua pas publikimit të materialeve të përgjuara nga LSDM-ja.

Ajo ditën e fundit të PSP-së e përshkruan si të hidhur dhe të ëmbël, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E hidhur është shija e ndarjes dhe të gjitha planeve të parealizuara, por të ëmbla janë kujtimet për sfidat dhe energjinë e përbashkët. Sot u përshëndetëm me kolegët e shërbimeve profesionale dhe administrative-teknike dhe me hetuesit. Të punësuarit në PSP sot e kanë ditën e fundit të punës dhe më pas do të jenë të papunë”.


Përfundon ligji i vjetër për PSP-në, fillon të funksionojë ligji i ri
Lexo po ashtu Përfundon ligji i vjetër për PSP-në, fillon të funksionojë ligji i ri

“Sot bashkëpunëtori im profesional më tha: ‘Është e vështirë prokurore, katër vjet kemi qenë bashkë, çfarë nuk kemi ndarë, ka pasur periudha kur kam qenë më shpesh në punë sesa në shtëpi’. Dhe ashtu ishte”, ka shkruar Ristoska.

Ajo më tej shton se PSP-ja për atë ka qenë simbol i luftës për ideale, për drejtësi, integritet, të ardhme më të mirë, luftë kundër keqpërdorimit të sistemit dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë.

“Mënyra se si pushon PSP, mënyra se si askush nuk gjeti guximin të thotë se shfuqizohet institucioni, mendoj se nuk meriton koment, pasi lufta për drejtësi është e vërtetë vetëm kur është fryt i një kërkese të brendshme për përgjegjësi, së pari personale, pastaj edhe për ata që kanë gabuar para ligjit”, ka shkruar mes tjerash Ristoska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori