Mariam Nabatanzi nga Uganda, lindi dyshen e saj të parë të binjakëve kur ishte vetëm 13-vjeç, ndërsa pas braktisjes nga burri është detyruar të rrisë e vetme familjen e saj masive.
Kur Miriam ishte 36 vjeçe ajo kishte lindur 42 bebe.
Por vetëm tani që është 41 vjeçe doktorët i thanë që ka një gjendje të rrallë gjenetike që do të thotë se kryen gjithmonë lindje të shumëfishta, edhe pse kishte kërkuar ndihmë për këtë që kur ishte 23 vjeçe.
Mariam ka lindur tre katërnjakë, katër trinjakë dhe gjashtë çifte binjakësh, ndërsa për të gjithë mrekullisht kujdeset e vetme. Nëna më pjellore në botë u martua me të shoqin kur ishte vetëm 12 vjeç, ndërsa ai 40. Një vit më vonë ajo lindi binjakët e parë.
Tanimë të gjithë fëmijët e saj jetojnë në kushte të rënda e hapësira të vogla e të varfra, të rrethuar nga fushat e kafesë.
Doktorët e kishin paralajmëruar atë se tabletat e planifikimit familjar mund t’i shkaktojnë probleme pasi ajo ka vezore të mëdha, të pazakonta.
Kështu që pas binjakëve të parë, bebet nuk ndaluan kurrë.
Në moshën 23-vjeçare Mariam kishte lindur 25 fëmijë dhe e dëshpëruar i ishte lutur doktorët t’i ndalonin lindjet.
Por doktorët e këshilluan se ajo duhet të vazhdonte të lindte pasi i kishte vezoret shumë të pasura.
Shtatzënia e fundit e Mariam tre vjet më parë përfundoi në tragjedi kur lindi çiftin e gjashtë të binjakëve.
Një nga bebet e saj vdiq duke lindur, ndërsa bashkëshorti që më parë largohej me javë të tëra, tashmë ishte larguar përgjithmonë.
Edhe familja e saj e ka refuzuar.
Mariam thotë: “Jam rritur në lot, burri im më ka bërë të vuaj shumë. Të gjithë kohën e kaloj duke u kujdesur për fëmijët dhe duke punuar për të fituar ndonjë para”.
Vetëm pas lindjes së fundit doktorët e ndihmuan për të mos lindur më.
Dr Charles Kiggundu, gjinekologu i spitalit të Mulago në Kampala, tha: “Rasti i saj është predispozita gjenetike e hiper-ovulacionit, lëshimi i disa vezëve brenda një cikli, çka shton shumë shanset e lindjes së shumëfishtë; kjo është gjenetike”.
Por me gjithë problemet e saj asnjë nuk e ndalon të bëjë gjithçka mundet për të ushqyer fëmijët e saj.
Ajo punon si parukiere, dekoratore dasmash madje dhe mbledh metal për skrap.
Mariam prodhon gjithashtu pije alkoolike dhe mjekimet e saj nga barërat. Ajo është e vendosur të bëjë të mbijetojnë të gjithë fëmijët e saj duke u dhënë jetën më të mirë, me kujdes shëndetësor dhe shkollim.
Por me gjithë përpjekjet e Mariam, një nga fëmijët e saj Ivan Kibuka, u detyrua të linte shkollën për të ndihmuar familjen. 23-vjeçari thotë: “Mami është e lodhur, puna e ka shkatërruar, ne e ndihmojmë me sa mundemi me larjen dhe gatimin por përsëri ajo mban gjithë barrën e familjes”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Taksia "luksoze" që po bëhet virale në rrjete sociale - ofron WiFi falas, ushqime dhe medikamente
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos