LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, 444 raste aktive me coronavirus

Prishtinë, 444 raste aktive me coronavirus

Prishtina vazhdon të jetë komuna më e prekur nga coronavirusi në vend.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se aktualisht janë 444 raste aktive me COVID-19.


Gashi në një postim në Facebook ka shkruar se nga 444 të infektuar, 293 janë femra dhe 295 meshkuj, transmeton Telegrafi.

“Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid-19 në vend e në veçanti në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid-19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet.Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj”, ka shkruar ai.

Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër coronavirusit.

“Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distancës fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit. E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh”.

Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19, në vendin tonë ka arritur në 2 mijë e 677 raste, 1 mijë e 425 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori