Partitë politike në Maqedoninë e Veriut i kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut.
Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e ditës së djeshme të partive, të cilat do të garojnë në zgjedhje më 15 korrik.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i cili udhëheq me koalicionin ‘Mundemi’ tha se më 15 korrik do të pastrohen mbetjet e regjimit në gjyqësi duke paralajmëruar pastrim të gjyqësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
“Ato gjykatës që me vetëdije dhe me qëllim i vjetërsojnë lëndët do të shkarkohen me automatizëm që t’u lihet hapësira atyre që me nder dhe në mënyrë profesionale ta punojnë punën e tyre”, tha Zaev duke paralajmëruar kontroll të detajuar të gjendjes pronësore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se pas 15 korrikut do të dëshmojë se si vetëm për gjashtë muaj për secilin që ka kryer krim pavarësisht nëse ka qenë pjesë e LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së ASH-së drejtësia do të jetë para dere.
“Unë ju premtoj drejtësi pa përjashtim. Politikani nuk do të jetë i privilegjuar. Vjen koha kur Maqedonia po rregullohet. Mjaft ishte me ndjenjën e të qenurit qytetar i rendit të dytë”, tha Mickoski duke paralajmëruar 25% rritje pagash dhe 20% rritje pensionesh.
Kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi në Gostivar se si kryeministër i parë shqiptar do të jetë i të gjithëve.
“Unë dua të bashkoj shoqërinë tonë për t’u bërë më të fortë së bashku. Kjo është ajo për çfarë ka nevojë i gjithë vendi ynë dhe nuk ka vend më të mirë për të filluar sesa në vendin e punës. Kur jemi duke punuar së bashku, ndajmë të njëjtat interesa. Ne bashkohemi pas një qëllimi që është suksesi i kompanisë apo pagat më të larta”, tha Ziberi duke thënë se Maqedonia e Veriut është vend multi etnik por deri tani është bllokuar përmes konflikteve ndëretnike, pabarazisë dhe diskriminimit.
Koalicioni ASH dhe Alternativa gjatë ditës së djeshme vizituan fshatrat malore të Tetovës Lisec dhe Shipkovicë duke prezantuar kështu platformën e tyre politike.
Kreu i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se tani është koha për ndryshime, duke nisura nga Ligji për përfaqësim adekuat, oferta ekonomike dhe zhvillim ekonomik, si dhe për padrejtësitë e bëra ndaj shqiptarëve ndër vite që nuk janë mbrojtur si duhet nga institucionet gjyqësore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova