LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj dy deputetëve gjermanë: Gabim që po bëni paragjykime politike nga Berlini

Hoxhaj dy deputetëve gjermanë: Gabim që po bëni paragjykime politike nga Berlini

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, u ka reaguar dy deputetëve gjermanë, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët sot dolën me deklaratë të përbashkët rreth cështjes së GJykatës Speciale dhe thanë se Parlamenti i Kosovës s’duhet të pajtohet me përpjekjet për ta shuar atë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter tha se ai si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk është në dijeni se dikush po dëshiron t’i shfuqizoja Dhomat e Specializuara.


Hoxhaj, tha se Kosova si vend po vepron me dinjitet dhe iu drejtua të dy deputetëve duke iu thënë se “si miq të Kosovës dhe si miq të mi, është gabim të bëni paragjykime politike nga Berlini”.

“Si deputet, unë nuk jam i dijeni se duan po dëshiron t’i shfuqizojnë Dhomat e Specializuara, dhe se askush nuk po e përhapë këtë dezinformatë. Si vend, ne po veprojmë me dinjitet. Si miq të Kosovës dhe miq të mi, është gabim të bëni paragjykime politike nga Berlini.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Raportuesit për Ballkanin Perëndimor në Komitetin e Jashtëm të Bundestagut nga CDU/CSU-ja, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, kanë dalë sot me një deklaratë publike mbi ngritjen e akuzave ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Nëpërmjet deklaratës ata thane se zhvillimet në Kosovë po ndiqen nga afër në Gjermani, ndërsa theksojnë se Dhomat Speciale janë institucione përbërëse të sistemit gjyqësor të Kosovës dhe nuk janë organ juridik i huaj që gjykon qytetarët e Kosovës.

Beyer dhe Schmidt flasin gjithashtu se brenda parlamentit të Kosovës ka përpjekje për të shfuqizuar bazën ligjore të Prokurorisë Speciale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori