LAJMI I FUNDIT:

OBSH vendos Kosovën në listën e vendeve me “rikthim shumë domethënës” të rasteve me COVID-19

OBSH vendos Kosovën në listën e vendeve me “rikthim shumë domethënës” të rasteve me COVID-19

Evropa ka parë një rritje të rasteve javore të COVID-19 për herë të parë në një muaj pasi kufizimet janë lehtësuar, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në 11 vende, të cilat përfshijnë edhe Kosovën, Armeninë, Suedinë, Moldavinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmetimi i përshpejtuar ka çuar në “rikthim shumë domethënës” të rasteve me coronavirus, tha drejtori rajonal Dr. Hans Henri Kluge.

Paralajmërimet e tij për rrezikun e ‘ringjalljes’ ishin bërë realitet, tha ai.


Madje, nëse virusi lihet i pakontrolluar, ai paralajmëroi se sistemet shëndetësore do të “shtyheshin drejt kollapsit”.

Sipas BBC, më shumë se 2,6 milionë raste nga COVID-19 dhe 195,000 vdekje janë raportuar në rajonin evropian të OBSH-së, i cili është i shtrirë, duke përfshirë 54 vende dhe shtatë territore në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Dhe siç është thënë më tej, pothuajse 20,000 raste të reja dhe më shumë se 700 vdekje të reja po regjistrohen çdo ditë.

“Për javë të tëra, unë kam folur për rrezikun e ‘rigjallërimit’ pasi vendet rregullojnë masat”, tha Dr. Kluge gjatë një konference virtuale për shtyp të enjten.

“Në disa vende në Evropë, ky rrezik tani është bërë realitet – 30 vende kanë parë rritje të rasteve të reja kumulative gjatë dy javëve të fundit!.

Të 11 vendet u identifikuan më vonë nga OBSH si Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhani, Kazakistani, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kirgistani, Ukraina dhe Kosova.

Dr. Kluge tha se vende të tilla si Polonia, Gjermania, Spanja dhe Izraeli ishin përgjigjur shpejt ndaj shpërthimeve të rrezikshme të lidhura me shkollat, minierat e qymyrit, dhe mjediset e prodhimit të ushqimit, dhe e sollën situatën nën kontroll përmes ndërhyrjeve të shpejta.

Me gjithë paralajmërimin për rishfaqjet, ai tha që OBSH parashikon që situata të qetësohej më tej në shumicën e vendeve gjatë verës.

“Por ne me të vërtetë duhet të përgatitemi për vjeshtën, kur COVID-19 mund të ‘takojë’ gripin sezonal, pneumoninë, sëmundje të tjera gjithashtu, sepse në fund të fundit virusi ende qarkullon në mënyrë aktive në komunitetet tona dhe nuk ka trajtim efektiv, nuk ka vaksinë efektive, ende”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori