Qytetit të Prishtinës iu rikthye klubi i leximit i organizuar nga Libraria Dukagjini, tani më në bashkëpunim me autorin Azem Deliu. Duke e marrë parasysh numrin e lexuesve si dhe të apasonuarit pas leximit dhe diskutimit të letërsisë në përgjithësi Libraria Dukagjini rifilloi sërish mbajtjen e takimeve të librit.
Qëllimi i këtij klubi të leximit është të lexojmë sa më shumë dhe të gjejmë kënaqësi tek letërsia në përgjithësi.
Takimi i parë për këtë periudhe është mbajtur me datën 13 qershor ku është diskutuar për veprën e Ismail Kadaresë “Kronikë në Gur”. U diskutua me plot përkushtim rreth personazheve, deve si dhe idetë e temat e shtjelluara në këtë libër.
Përderisa lexuesit takohen të ndajnë pasionin e tyre për librat dhe të diskutojnë rreth tyre, Libraria Dukagjini ka menduar qe çdo libër i cili caktohet për diskutim, anëtarët e këtij klubi të leximit mund ta blejnë librin me 25% zbritje. Kjo në mënyrë që secili nga anëtarët të kenë mundësi ta posedojnë dhe lexojnë librin e caktuar. Për më shumë, për të qenë të informuar rreth takimeve, diskutimeve të këtij klubi të leximit mund të kyçeni tek faqja ne rrjetin social Facebok- “Dukagjini Book Club”. Tek kjo faqe, secili nga ju mund te informohet për mënyrën se si mund të bëhet pjesë e klubit të leximit në Librarinë Dukagjini.
Takimi i radhës do të mbahet këtë fundjavë, ditën e shtunë me datë 27 qershor, në ora 17:00, ku do të diskutohet për librin “Siddharta” nga autori i njohur Herman Hesse. Secili nga ju është i mirëpritur që të bëhet pjesë e këtij takimi të radhës, qoftë për të diskutuar, ndarë përshtypjet e juaja rreth veprës apo edhe vetëm për të marrë informacione te ndryshme në përgjithësi.
Ju mirëpresim në shtëpinë e librit në Librarinë Dukagjini!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City