LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: U suspendua polici që u gëzua për aktakuzën kundër Thaçit dhe Veselit

Qalaj: U suspendua polici që u gëzua për aktakuzën kundër Thaçit dhe Veselit
Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj /foto:Ridvan Slivova

Polici me inicialet G.K është suspenduar të mërkurën nga detyra, pasi i njëjti shprehu gëzim në rrjetin social në Facebook, për aktakuzat e ngritura nga Prokurori i Gjykatës Speciale, ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.


Qalaj theksoi se Policia e Kosovës i ka të ndaluar komentet pozitive apo negative në rrjete sociale të zyrtarëve policorë.

“Dje është suspenduar zyrtari policor. Ju e dini që i kemi ndaluar komentet pozitive dhe negative nëpër rrjete sociale. Kjo është arsyeja e suspendimit të tij”, tregoi Qalaj për Telegrafin.

Ndryshe, një urdhëresë e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori