Shtëpia e Bardhë në Washtington, ka ftuar më 27 qershor përfaqësuesit e Republikës së të Kosovës dhe të Serbisë, në një takim të ndërmjetësuar prej saj, për rifillimin e procesit të ngecur të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, proces ky i cili u bllokua në nëntorin e vitit 2018, kohë kjo kur institucionet e Kosovës vendosën tarifë 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Tashmë disa hollësi janë bërë të ditura për takimin e 27 qershorit, nga Richard Grenell, i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, i cili ka thënë për media se takimi do të përqendrohet te çështjet ekonomike, ndërsa çështjet politike do të lihen për t’u zgjidhur nga Bashkimi Evropian.
Por, sa i përket vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, bankieri, filantropi i dhe aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj, tha në një deklaratë për Telegrafin, se ky takim është kërkuar nga këshilltari i presidentit amerikan Dondal Trump, dhe këtë takim Kosova nuk mund ta refuzoj.
Ai përmendi edhe grupin e aktivistëve të Koalicionit të Organizatave Shqiptaro-Amerikane, të cilët kohë më patë i janë drejtuar me një letër të hapur Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo , Zëvendës Presidentit Michael R. Pence si dhe një pjese tjetër të administratës amerikane, duke sjellë kështu në kujtesë dhe një herë të gjitha dëmet që Serbia i ka bërë në Kosovë, si dhe duke përmendur rolin e SHBA-së si aleati më i madh i Kosovës që nga paslufta.
“Një grup aktivistësh të diasporës, kemi folur dhe kemi publikuar një dokument me mendimet dhe sugjerimet tona, për vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe mund të them, se akoma me vend është ky dokument. Mund të them se ky takim është kërkuar nga këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, dhe këtë takim Kosova nuk mund ta refuzoj. Por, faktikisht pala kosovare, as nuk ka qenë në gjendje të kërkoj asnjë pikë prej marrëveshjeve të kaluara, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet e tilla”, tha për Telegrafin, bankieri, filantropi i dhe aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj.
Sa i përket pozitës së presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ai theksoi se është forcuar edhe më shumë për këto bisedime, për arsye se ka fituar zgjedhjet e reja dhe ka mbështetjen e shumicës së popullit të Serbisë, përderisa, pala kosovare vazhdon të jetë shumë e përçarë.
“Serbia ka mbështetjen e Rusisë në këtë kohë dhe është plotë me ndihmë militare nga Rusia. Për fat të keq, ky takim po bëhet në një moment kur Serbia është shumë më ne gjendje për këto negociata, dhe frikësohemi se pala e Kosovës do imponohet. Megjithatë, shpresojmë se dialogu të vazhdoj, dhe me mirë të dalin pa rezultate në këtë moment se sa më rezultate të dëmshme”, tha mes tjerash Lukaj.
Ai shpreson se në të ardhmen pala kosovare/shqiptare, të unifikohet dhe të veprojnë në mënyrë të përbashkët, edhe me koordinimin e diasporës së vet.
Ndryshe, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si hap i domosdoshëm në rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit evropian.
Kosova dhe Serbia nisën procesin e dialogu në vitin 2011, i cili nisi si dialog teknik, por më vonë u shndërrua në proces politik.
Në kuadër të këtij procesi të dialogut u arritën disa marrëveshje, më e rëndësishmja veçohet ajo e 19 prillit e vitit 2013, që njihet si marrëveshja e parë për “normalizim të marrëdhënieve”. /Telegrafi/Lumturije BEKAJ/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025