LAJMI I FUNDIT:

Holanda mbështet fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Holanda mbështet fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, të cilën e ka informuar për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rishikimin funksional të sundimit të ligjit dhe krijimin e Gjykatës Komerciale.

Në takim u tha se forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësor edhe për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës biznesore, e cila do të promovojë bizneset vendore dhe investimet e huaja.


Ambasadorja Willems tha se Holanda është e gatshme të vazhdojë me ofrimin e mbështetjes së plotë në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë me synim të konsolidimit të një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë, që është në interes të qytetarëve të Kosovës.  /Telegrafi/