Shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe kufizimi i aktiviteteve ekonomike me qëllim të parandalimit të përhapjes së saj ka bërë që gati të gjitha ndërmarrjet në Kosovë të ballafaqohen me vështirësi në operimin e tyre, mbijetesa e një pjese të të cilave rrezikohet në mënyrë serioze.
Me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve dhe punëtorëve të goditur nga pandemia, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që nga ditët e para të shpërthimit të COVID-19 kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të shtetit me qëllim të ruajtjes së ndërmarrjeve dhe vendeve të punës.
Meqë asnjë nga masat në mbështetje të bizneseve nga Pakoja Emergjente Fiskale nuk janë zbatuar deri në fund, edhe për shkak të nevojës së kryerjes së rishikimit buxhetor për vitin 2020, e pa të cilin nuk mund të fillojë as zbatimi i masave të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, kërkohet demonstrimi i konsensusit politik dhe veprimit të shpejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për rishikimin buxhetor por edhe për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për financimin e masave të parapara për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë COVID-19.
Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin besimin e tyre se vonesa në implementimin e masave nga Pakoja Emergjente Fiskale si dhe nisjen e zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike do të vonojë edhe mbështetjen për shumë ndërmarrje të cilat sot ballafaqohen me vështirësi në operimin e tyre e rrjedhimisht do ta vonojë edhe rikuperimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'