Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të prezantimit të masave të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, gjatë ditës së sotme, mori pjesë në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Në fjalën hyrëse, Hoti ka prezantuar prioritetet e Qeverisë, masat që janë ndërmarrë për menaxhimin e situatës të shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID-19, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me aktualitetin politik dhe ekonomik në vend.
Hoti tha se orientimet e qeverisë janë në dy aspekte kohore, në periudhë të shkurtër dhe afatmesme përmes pakos për Rimëkëmbje Ekonomike dhe në periudhë më afatgjate ku do të vendosen bazat e zhvillimit ekonomik.
Më tej, ai tha se është me interes që të krijojnë konsensusin e nevojshëm shoqëror për programin qeverisës të cilin siç theksoi ai, e kanë miratuar në Qeveri dhe e kanë shpërndarë te të gjitha aktorët e tjerë.
“Fokusi ynë kryesor mbetet rimëkëmbja ekonomike, por përtej asaj ne kemi një program bukur të detajuar nëpër fusha të caktuara të ekonomisë”, u shpreh Hoti.
Në këtë forum virtual kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në zhvillimin ekonomik afatgjatë, ndërtimin e politikave nxitëse për sektorin privat, politikat tatimore, zvogëlimin e informalitetit, themelimin e Fondit investiv, kompensimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara si pasojë e pandemisë si dhe për investimet e jashtme përmes ligjit për investime strategjike.
Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka thënë se Qeveria gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm parasheh futjen në ekonomi të një shume financiare prej 1.2 miliard euro si infuzion për zhvillim ekonomik, prej të cilave tashmë me rishikimin e buxhetit janë mobilizuar 384 milionë euro.
Ai më këtë rast ka prezantuar 9 masat që janë paraparë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike siç janë: 1. Lehtësimi i qasjes në financim; 2. Zvogëlimi i barrës tatimore; 3. Masat për mbështetje të punësimit; 4. Bujqësia; 5. Masat për stimulim të kërkesës agregate; 6. Mbështetje për ndërmarrje publike për operim të rregullt dhe investime kapitale të rëndësisë strategjike; 7. Rishikimi i Buxhetit për 2020 dhe relaksimi i kufizimeve fiskale dhe i borxhit publik; 8. Masa mbështetëse për ekonomi nga sektori financiar; 9. Mobilizimi për financimin e masave.
Kryeministri Hoti iu është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të bëra nga anëtarët e Odës Ekonomike Amerikanë që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze