Nisur nga fakti se rreziku për të mbetur pa punë është më i madh për të huajt se sa për zviceranët, partia e djathtë konzervative SVP mendon se kjo duhet të pasqyrohet edhe në kontributet e sigurimit të papunësisë
Në vitin 2019, shkalla e papunësisë në mesin e zviceranëve ishte 1.7 për qind, ndërsa tek të huajt në Zvicër, 4.4 për qind.
Duke parë këto shifra, SVP e konsideron “të padrejtë” që të gjithë punonjësit dhe punëdhënësit duhet të paguajnë kontribute të barabarta në sigurimin e papunësisë (ALV), shkruan blick.ch.
Të premten e javës së kaluar grupi parlamentar i kësaj partie ka paraqitur një propozim, sipas të cilit shuma e kontributeve për ALV duhet të varet nga rreziku i marrjes së përfitimeve të papunësisë, transmeton albinfo.ch.
Të huajt, “të mirë” dhe “të këqij”
Kur bëhet fjalë për vlerësimin e rrezikut, SVP nuk dëshiron thjesht të bëjë dallimin midis zviceranëve dhe të huajve, por edhe dallimin në mes të kombësive të ndryshme, veç e veç.
“Nuk bën që punëtorët danezë, të cilët kanë një papunësi prej vetëm 2.1 për qind në Zvicër, të paguajnë të njëjtat kontribute të papunësisë si evropianët lindorë, të cilët janë shumë më shpesh të papunë”, është shprehur deputeti nacional i kësaj partie, Thomas Matter.
Sipas kësaj logjike, qytetarët e vendeve afrikane do të duhet të paguajnë më shumë në ALV – shkalla e papunësisë së tyre ishte 8 për qind në 2019, përcjell albinfo.ch.
Do të kushtonte po ashtu shtrenjtë për bullgarët (7.3 për qind), kosovarët (6.2 për qind) dhe rumunët (6 për qind).
Ndonëse, siç shihet nga këto statistika, së paku dy grupe (afrikanët dhe bullgarët) preken nga papunësia më shumë se kosovarët, në titullin e artikullit vihen kosovarët…!
Gjermanët (2.5 për qind), austriakët (2.4 për qind) dhe danezët (2.1 për qind) do të kalonin më lehtë.
Modeli i taksës së sigurimit të automjeteve
SVP duke bërë këtë propozim, ka marrë si model sigurimin e automjeteve motorike.
Sipas atij modeli, është “e nënkuptueshme” që njerëzit nga ish-Jugosllavia të paguajnë premi më të larta sigurimi, pasi që shkaktojnë më shumë aksidente se sa zviceranët, transmeton albinfo.ch. Ky parim, sipas SVP, duhet të zbatohet edhe për ALV.
Propozuesi është i vetëdijshëm se llogaritja e kontributeve do të kërkonte angazhim të madh.
“Në mënyrë që burokracia të mos stërngarkohet, ne do të sugjeronim një mesatare shumëvjeçare, në mënyrë që kontributet të mund të rillogariten në çdo tre deri në pesë vjet”, rekomandon ai.
Sistemi, sipas SVP do të kishte një avantazh tjetër të rëndësishëm.
Duke qenë se gjysma e kontributeve të ALV paguhen nga punëdhënësit (e gjysma nga punëmarrësit), do të ulet nxitja e tyre për të “marrë punëtorë edhe më të lirë me një rrezik të lartë papunësie nga BE-ja”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj