Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka akuzuar Komunën e Mitrovicës për një sërë shkeljesh të pasqyrave financiare gjatë vitit 2019, të cilat janë publikuar nga Zyra Kosovare e Auditimit për këtë komunë.
Nënkryetari i PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, gjatë një konference për media të mbajtur sot, ka potencuar 20 shkeljet e gjetura nga ZKA, duke përmendur keq klasifikimin e shpenzimeve në kategori ekonomike jo adekuate, parregullsi në kalkulimin e të hyrave nga tatimi në pronë, parregullsi në lëshimin e lejeve të ndërtimit, nënshkrimin e kontratave përtej vlerës së parashikuar të buxhetit etj.
“Projekti ‘Rregullimi i shtratit të lumit Sidnica’ në Mitrovicë vlera e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vite ishte 3 milionë e 100 mijë euro, ndërsa kontrata ishte nënshkruar në vlerë 6 milionë e 45 mijë 726 euro, me një diferencë prej 2 milionë e 945 mijë e 726 euro. Pastaj ‘Rregullimi i shtratit të lumit Ibër’, vlera e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vite ishte 950 mijë euro, ndërsa kontrata ishte nënshkruar në vlerë prej 1 milion e 777 mijë e 427 euro, apo 827 mijë e 427 euro më e lartë se vlera e parashikuar”, ka thënë mes tjerash Tahiri.
Ai ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit dhe organeve të tjera përgjegjëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme, pasi që siç u shpreh ai, duke ju referuar raportit, tashmë ekzistojnë arsyet ligjore që kryetari i komunës dhe drejtuesit e tjerë të jenë subjekt trajtimi nga këto organe.
“Të gjitha këto veprime të prezantuara në raport dëshmojnë për shkelje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Kjo dëshmon për veprat penale që janë bërë nga kryetari i komunës. Këto veprime do të duhej që kryetarin aktual ta gjenin duke u ballafaquar me drejtësinë në bankën e të akuzuarve… Ju bëj thirrje prokurorisë së vendit dhe organeve të tjera kompetente, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme, pasi që tashmë ekziston arsyeja ligjore, duke ju referuar raportit të auditorit, që kryetari i komunës dhe drejtuesit e tjerë të jenë subjekt trajtimi për hetuesinë”, theksoi Tahiri. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje