LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq shpall fitoren: Kemi marrë më shumë se 63 për qind të votave

Vuçiq shpall fitoren: Kemi marrë më shumë se 63 për qind të votave

Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i listës “Aleksandar Vuçiq – për fëmijët tanë”, iu drejtua publikut pas zgjedhjeve të së dielës në Serbi dhe tha se ishte krenar, sepse partia e tij fitoi një fitore bindëse.

“Fituam një besim të madh të njerëzve në kushte kur pak prej tyre besuan se mundemi. Ky është një moment historik. Ne morëm më shumë se 2 milionë vota, të cilat nuk janë regjistruar deri më tani”, ka thënë ndër tjerash ai në fjalimin e tij.


Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai tha se Partia Progresiste Serbe dhe partnerët e saj të koalicionit fituan kudo, nga Çikago, Berna, Vjena, Soçi dhe se OSBE pritet të numërojë votat nga Kosova, ku sipas tij ka pasur një pjesëmarrje rekord.

“Ne kemi fituar kudo që kemi humbur. Ne kemi fituar në çdo vend jashtë Serbisë. Ne fituam aty ku nuk fituam kurrë. Kështu që ne morëm 90 për qind të votave në Republikën Srpska”, ka thënë më tej ai në fjalimin e tij.

“Në këtë moment, ne kemi 63.4 për qind, dhe presim që kur të vijnë nga vendet e huaja, ne do të kemi mbi 64 për qind të votave”.

Zgjedhjet në Serbi u mbajtën në kohën e pandemisë së koronavirusit. Qytetarët gjatë procesit të votimit u detyruan të vendosnin maska dhe të mbanin distancë fizike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori