LAJMI I FUNDIT:

QSHP Kumanovë: Njëmbëdhjetë persona nga Kumanova, dy nga Likova janë të infektuarit e ri me Covid-19

QSHP Kumanovë: Njëmbëdhjetë persona nga Kumanova, dy nga Likova janë të infektuarit e ri me Covid-19

Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë, gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 13 raste të reja të infektuar me Kovid-19, kumtuan sot nga instituti i shëndetit publik.

Drejtori i QSHP Kumanovë, dr Arif Latifi deklaroi se 11 nga të infektuarit e ri janë nga komuna e Kumanovës, dy nga Likova.

“Edhe të infektuarit e sotëm janë prej klasterëve të njohur”, deklaroi Latifi.


Sot janë bërë 27 teste, prej tyre dy janë në pajtim me indikacionet epidemiologjike, ndërsa 25 janë teste kontrolli.

Ministria e Shëndetësisë informoi se kanë vdekur dy pacientë nga Kumanova. Në SP Kumanovë ka vdekur një pacientë në moshën 51 vjeçare, i pranuar më 14 qershor. Më 19 qershor ka vdekur një paciente nga Kumanova në moshën 40 vjeçare, e konfirmuar pozitive në koronavirus më 20 qershor.