LAJMI I FUNDIT:

Tash e 46 vite jeton i vetëm në “qytetin fantazmë, me dekada mbanë evidencë për gjëra që shkencëtarët i cilësojnë shumë të rëndësishme

Tash e 46 vite jeton i vetëm në “qytetin fantazmë, me dekada mbanë evidencë për gjëra që shkencëtarët i cilësojnë shumë të rëndësishme

Gothic në Colorado është qytet “fantazmë” që për nëntë muaj është i mbuluar me borë, dhe malet pothuajse të pashkelura.

Është braktisur qysh në shekullin e 20-të, por një burrë e quan shtëpi të tij. Për më shumë se 40 vite, Billy Barr jeton në një shtëpi të vogël dhe çdo ditë evidenton ndryshimet që ndodhin në mot, sasinë e borës dhe lëvizjet e kafshëve, transmeton Telegrafi.

Ai madje vëzhgon e analizon mirë borën, tregon se si viteve të fundit shkronjën e parë të emrit dhe mbiemrit e shkruan me shkronja të vogla.


Dimri në Gothic zgjatë nëntë muaj, bora e mbulon shtëpizën e tij, ai kryesisht qëndron duke lexuar pranë kaminit. Disa javë i kalon duke skijuar deri te qyteti më i afërt për të blerë artikujt e ndryshëm ushqimorë dhe higjienik.

Duke marrë parasysh se i intereson gjithçka rreth shtëpisë së tij, ka filluar të evidentoj edhe ndryshimet e motit, temperaturën dhe të reshurat… këtë e ka bërë nga kureshtja, e pas disa dekadave evidentimi për të kanë dëgjuar edhe shkencëtarët. Tani Billy për ta ka një vlerë shumë të madhe.

Ndryshe Gothic i cili qysh para shumë vitesh ka qenë i braktisur, e kishte tërhequr qysh kur ishte student në departamentin e mbrojtjes së ambientit.

Kështu një ditë vendosi të zhvendoset në një shtëpizë të vjetër që dikur ishte pronë e një miniere, të cilën më vonë e rinovoj dhe e shndërroi në shtëpi të tij që furnizohet me energji të pastër (përmes paneleve diellore).

Nga dimri i vitit 1974, ky 68-vjeçar ka mbajtur evidencë për çdo ndryshim që ndodhte si në mot ashtu dhe në natyrë e ambient. Të gjitha këto evidenca kanë vlerë të madhe për shkencëtarë të profileve të ndryshme.

Ai madje është cituar shumë herë nëpër publikime të ndryshme të akademikëve, kurse të dhënat e Billy kanë dëshmuar se janë shumë të rëndësishme për ata që përcjellin dhe studiojnë ndryshimet klimatike.

Ai madje ka shpjeguar sesi shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit që i shkruan me të vogël nuk kanë ndonjë domethënie të veçantë. Kur për herë të parë shkoi në Gothic, “cimeri” i tij e kishte bërë të njëjtën gjë, kështu vendosi ta bëjë edhe ai.

Ndërkaq i pyetur se pse ka vendosur të qëndrojë në këtë qytet të braktisur, ai thotë se ka qenë nën stres kur kolegu i tij u largua.

“Në momentin e parë që kam ardhur këtu kam ndjerë një lloj paqeje. Aty vendosa se dua ta kalojë pjesën tjetër të jetës në Gothic”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Botë
Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë

Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë

Evropa
Një burrë ia la 10 milionë euro pasuri, një qyteti të vogël francez - të cilin nuk e kishte vizituar kurrë

Një burrë ia la 10 milionë euro pasuri, një qyteti të vogël francez - të cilin nuk e kishte vizituar kurrë

Botë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Botë
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Kalo në kategori