Mexhide K. (50) nga Prishtina e kaloi sëmundjen COVID-19, që e shkakton coronavirusi, pothuajse pa simptome.
Ajo u infektua me coronavirus më 9 maj dhe ka qenë me të pesë javë, deri kur doli negative në testin e fundit. Shumicën e asaj kohe, ajo e ka kaluar në shtëpi dhe kryesisht ka qenë në gjendje të mirë.
“(Në fillim) Nuk kam pasur asnjë simptomë. Megjithëse u shtriva në Klinikën Infektive, por që nuk merrja terapi, pos paracetamollit dhe vitaminën C, që e pija në mbrëmje. Mjekët ma monitoronin gjendjen. Por, meqë isha mirë, më lëshuan në shtëpi pas një jave, duke më dërguar me autoambulancë deri në lagje’’, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.
Mexhidja është infermiere e një spitali privat në Prishtinë. Virusin e ka marrë nga një kolege e saj e cila punonte me të në të njëjtin spital.
Ajo tregon se pasi kolegia e saj doli pozitiv me Covid-19, i cili stafi i spitalit u testua për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ajo shton se u shtri në Klinikën Infektive për ta ruajtur familjen e saj, ndonëse me ta kishte pasur kontakte gjatë qëndrimit në shtëpi.
Pas lëshimit nga Klinika Infektive, institucionet përkatëse monitoruan gjendjen e Mexhides përmes telefonit.
“Kam pasur telefonata edhe nga Instituti Kombëtar, por edhe nga Komuna e Prishtinës. Nga Instituti janë kujdesur për gjendjen shëndetësore, nëse ndihesha mirë, derisa nga Komuna kam marrë pako me ndihma ushqimore dhe higjienike”, tha ajo.
Ndërkohë ajo shton se të vetmin simptomë e ka pasur humbjen e shijes, e që ka zgjatur vetëm një ditë.
“Një ditë kur fillova të ha drekë, më humbi shija, nuk e shijoja ushqimin. Më erdhi një ndjenjë e keqe, por qe kjo kaloi shumë shpejtë. Do të thotë, unë e kam kaluar gjithë sëmundjen Covid-19, me gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se e dija që isha e infektuar”, tha ajo.
Mexhidja jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj. Ndonëse ka pasur kontakt me ta brenda mureve të shtëpisë, asnjëri nga anëtarët e saj të familjes, pas testimeve, nuk rezultoi pozitiv.
Ajo thotë se familjarët kanë jetuar normalisht, pa ndonjë kufizim, meqë vetë mjekët brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike u kanë thënë që të bëjnë një gjë të tillë.
“As fëmijët e mi e as bashkëshorti nuk janë infektuar. Pas meje, edhe atyre ju ka bërë testin Instituti Kombëtar, por që rezultuan negativë. Pasi unë isha në spital e shtrirë, familjarët ishin negativë, dhe ishin të lirë të dalin dhe të jetojnë normalisht. Pra, ata nuk kanë pasur asnjë pengesë”, tregon ajo.
Megjithëkëtë, Mexhidja thotë se ato pesë javë sa ka qenë pozitiv me Covid-19, i ka menaxhuar mirë. Ajo përcjell porosinë te personat që mund të rezultojnë pozitivë, e që nuk kanë probleme shëndetësore ose janë simptomatikë, që të mos bëjnë panik, pasi sipas saj, sëmundja kalohet edhe më lehtë me qetësi.
Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, e deri më sot, janë regjistruar 1,998 raste me Covid-19. Prej tyre, 980 persona janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.
Ndër simptomat kryesore të sëmundjes Covid-19 janë: temperatura e lartë, ethet, kollitja, teshtima, probleme me frymëmarrje, lodhja, dhimbje e muskujve dhe kyçeve, kokëdhimbja, humbja e shijes dhe nuhatjes, vjellja dhe diarreja.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e maskave në fytyrë dhe mbajta e distancës fizike prej 2 metrash janë ndër masat kryesore që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit të ri. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare