Qytetarët e Serbisë nuk do të lejohen të futen përmes kufirit me Malin e Zi, derisa autoritet e Malit të Zi të kenë më të qartë se çfarë ka ndodhur, përkatësisht të kenë të dhëna për pasojat e mundshme shëndetësore sa i përket coronavirusit të një ngjarje të fundit në Beograd.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të Qeverisë së Malit të Zi, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një ngjarje në të cilën u lejua prania e dhjetëra mijëra spektatorëve, të cilët prodhuan rrezik të lartë epidemiologjik.
“Trupi Koordinues Kombëtar analizoi posaçërisht situatën epidemiologjike në Serbi. Fluksi i papenguar i njerëzve dhe mallrave është gjithashtu një politikë strategjike e Malit të Zi, për të cilën vendi ynë është i përkushtuar sinqerisht. Është konstatuar njëzëri se vendimi për të hapur për Serbinë mund të merret vetëm pasi dihet rezultati shëndetësor i ngjarjes së fundit sportive në Beograd, e cila lejoi praninë e dhjetëra mijëra spektatorëve, të cilët prodhuan një rrezik të lartë epidemiologjik”, thuhet në vendimin e autoriteteve në Mal të Zi, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, siç është thënë në njoftimin e Qeverisë së këtij vendi, Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NCD) i Malit të Zi, sot ka marrë një vendim të cilin e kanë quajtur si “strategjik për hapjen e mëtejshme të Malit të Zi, në përputhje me ruajtjen e politikës të nivelit më të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, të huajve që jetojnë në vend dhe turistëve”.
Veç kësaj, vendimi thuhet se ka të bëjë edhe me krijimin e parakushteve për normalizimin e ekonomisë së prekur nga pandemia e coronavirusit.
Në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, u miratuan një sërë kriteresh për të rritur disponueshmërinë e Malit të Zi, për të hapur kufijtë dhe për të bërë të mundur trafikun ndërkombëtar pa pengesa me masa për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Siç thuhet më tej, qasja e re bazohet në parimin e mosdiskriminimit, fleksibilitetit dhe qasjes së përbashkët dhe të koordinuar, duke shtuar se Mali i Zi, po zbaton masa në komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave epidemiologjike me vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera kandidate.
Andaj, në përputhje me parimet e miratuara, bëhet e ditur se u formuan tri lista të vendeve në varësi të numrit të rasteve aktive dhe të reja të infeksionit të coronavirusit, trendit të numrit të personave të infektuar dhe reagimit të përgjithshëm të një vendi ndaj një pandemie, duke marrë parasysh informacionin në dispozicion për aspekte të tilla si testimi, monitorimi i kontakteve, trajtimi dhe raportimi.
Kështu që, siç bëhet e ditur në vendim, ndër vendet, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi pa kufizime janë edhe: Australia, Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Greqia, Holanda, Kroacia, Indonezia, Irlanda, Islanda, Timori Lindor, Xhamajka, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Sudani i Jugut, Kamboxhia, Kameruni, Kina, Qipro, Kuba, Laosi, Letonia, Libani, Libia, Lituania, Luksemburgu, Madagaskari, Hungaria, Malta, Malajzia, Mali, Maroku, Meksika, Gjermania, Norvegjia, Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Palestina, Papua Guinea e Re, Paraguai, Sllovakia, Ruanda, Senegali, Sllovenia, Somalia, Shri Lanka, Sudani, Zvicra, Taxhikistan, Tajlanda, Togo, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Uganda, Uruguai, Uzbekistani, Venezuela, Vietnami, Zambia dhe Zimbabve.
Megjithatë, nga vendet, banorët e të cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi me një rezultat negativ të testit në laboratorët e akredituar SARS-CoV-2, jo më shumë se 48 orë të vjetër janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Një “mini-tornado rrëmbeu çatinë e një shtëpie” – vetëm disa orë para se stuhia Eowyn të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë