LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e vogël në formën e vezës, me çmim prej 90 mijë dollarësh – me energji të erës dhe të diellit

Shtëpia e vogël në formën e vezës, me çmim prej 90 mijë dollarësh – me energji të erës dhe të diellit

Ecokapsula krijon shtëpi të vogla që punojnë me energji të erës dhe me energji diellore, të cilat mund të vendosen në një bazë rimorkio për gati 90,000 dollarë.

Shtëpia e vogël u projektua për herë të parë nga Nice Architects për një arkitekturë dhe konkurs projektimi të vitit 2008, transmeton Telegrafi.


Ndërsa Ekokapsula nuk fitoi konkursin, ndërtesa u zgjodh si një nga dizajnet më interesante në konkurs, dhe prodhuesit e saj morën reagime mjaft pozitive për t’i inkurajuar ata të ndërtonin edhe shumë shtëpi të tjera.

Vite më vonë, projekti i parë i Ecocapsule u përfundua zyrtarisht në vitin 2014.

Synimi fillestar ishte të ndërtonim shtëpinë për njerëzit që dëshironin të jetonin në natyrë për një periudhë të zgjatur kohe – ose si një zgjidhje e shpejtë strehimi për nevoja të reagimit të shpejtë.

Ajo kanë një çmim prej 90 mijë dollarësh dhe mund të porositet nga të gjitha vendet e botës.

Ecocapsule është një kompani nga Sllovakia që merret enkas me prodhimin e shtëpive që përdorin energjinë e erës edhe energjinë diellore.

“Ne e kuptojmë se shumë njerëz nuk e pëlqejnë çmimin e Ecocapsule, por është gjithçka në lidhje me teknologjitë më të fundit që përdoret në këtë shtëpi”, tha Zácek.

“Ju nuk lini asnjë gjurmë karboni kur përdorni Ecocapsule”, u shpreh Zacek. /Telegrafi/