LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Këtë fundjavë do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, pa teste dhe karantinë

Maqedoni: Këtë fundjavë do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, pa teste dhe karantinë

“Gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht për kalimin e lirë të qytetarëve pa teste dhe izolim, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë mund të merret në fillim të javës së ardhshme”. Këtë e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se hapja e kufijve është diçka që kërkon koordinim rajonal të të gjitha vendeve në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vlerësimi është se të gjithë kemi rrezik të ngjashëm apo të njëjtë epidemiologjik, karakteristika të njëjta gjatë valës së parë dhe karakteristika të njëjta lidhur me intensitetin, vetëm se në jemi të parët që reaguam. Por, shumë është me rëndësi të kemi koordinim që të ndiqen të gjitha kontaktet nëse nevojitet. Ne do të bisedojmë për hapjen e kufijve gjatë fundjavës dhe vendim do të marrim në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Filipçe për TV21.


Me hapjen e kufije në tërë rajonin, tha ministri, karantinat e humbin kuptimin për shkak se më do të ketë kalim të lirë të qytetarëve, të automjeteve, e tjerë.

“Unë, praktikisht në çdo dy-tre ditë kam kontakte bilaterale dhe biseda telefonike me të gjithë ministrat e shëndetësisë nga vendet fqinje, si Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Serbia me qëllim që t’i ndajmë përvojat, dinamikën e zhvillimit të rasteve të sapozbuluara. Ne kemi marrë vendim që të gjithë të huajt nga vendet fqinje nëse hasen në vendin tonë dhe tregojnë simptome ose janë të dyshimtë ose paraqiten në spital, do të kenë shërim falas”, tha Filipçe.

Ai pret se edhe të gjithë fqinjët të tregojnë solidaritet rreth testimit të shtetasve tanë, të cilët hasen në vendet e tyre, për shkak se, siç tha, një pandemi e tillë e fuqishme me rrezik të tillë në të gjitha vendet është identike.

Lidhur me atë se si do trajtohen anëtarët e misionit të OSBE-ODIHR-së, të cilët, duhet të arrijnë në vend që t’i vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Filipçe theksoi se për të gjithë qytetarët tanë ose të huaj të cilët do të vijnë nga jashtë do të vlejnë protokollt e njëjta dhe nuk do të ketë kurrfarë përjashtime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori