LAJMI I FUNDIT:

Në Greqi sikur të ishte dimër, aq shumë ka rënë breshër sa që me ekskavator e kanë larguar

Në Greqi sikur të ishte dimër, aq shumë ka rënë breshër sa që me ekskavator e kanë larguar

Një stuhi e fuqishme ka goditur mes të martës dhe mërkurës periferinë e qytetit grek Drama, duke shkaktuar probleme të mëdha në trafik.

Një sërë marketesh dhe apartamente janë vërshuar nga sasia e madhe e ujit, kurse shumë rrugë janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.


Brigada e zjarrfikësve ka pranuar rreth 60 telefonata për largimin e ujit me pompa nga objekte të ndryshme, derisa pesë persona janë shpëtuar pasi kishte ngecur brenda një veture.

Përveç sasisë së madhe të ujit, kjo zonë është goditur edhe nga sasia e madhe e breshrit. Ka pasur aq shumë breshër, sa që ekskavatorët janë përdorur për t’u larguar dhe liruar rrugët që ishin mbuluar nga më shumë se 40 centimetra nga breshëri.

Kryetari i qytetit të Dramës, Hristodulus Mamsakos ka deklaruar se “se nuk mund t’i besonin syve atë që shihnin”.

“Për vetëm një orë të gjitha rrugët janë vërshuar, kurse të njëjtën kohë përveç shiut, binte breshër”, ka shtuar i pari i qytetit grek. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori