LAJMI I FUNDIT:

Gjira së shpejti nënë për herë të dytë

Gjira së shpejti nënë për herë të dytë
Foto: Gjira/Instagram

Reperja e njohur shqiptare e cila prej vitesh është tërhequr nga muzika, Gjira Kajtazi, ka të reja nga jeta e saj private.

Ajo ka bërë të ditur të mërkurën se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të djalit të saj, Maëlit, të publikuar në rrjetin social Instagram.


Gjira: Bashkëshorti nuk ma ka ndaluar të merrem me muzikë, është një keqinterpretim i bërë nga mediat
Lexo po ashtu Gjira: Bashkëshorti nuk ma ka ndaluar të merrem me muzikë, është një keqinterpretim i bërë nga mediat

Në mbishkrimin e saj, Gjira bëri shkroi se së shpejti Maël do të jetë një vëlla i madh, me çka edhe konfirmoi se një bebe tjetër tashmë është rrugës për të ardhur në jetë.

https://www.instagram.com/p/CBiwWrBK14e/

“Ky djali i vogël do të bëhet vëllai i madh së shpejti”, shkroi reperja në mbishkrimin e fotografisë.

Gjira përndryshe muajin e kaluar, në një intervistë për “Ftesë në 5” dhënë pas pesë vitesh tërheqje nga muzika, deklaroi se ende nuk sheh ndonjë interes për t’u kthyer në muzikë.

Ajo gjithashtu demantoi lajmet se bashkëshorti i saj të ketë qenë ai që e ka penguar në rrugën drejt muzikës – duke e quajtur tërheqjen nga kjo fushë një zgjedhje tërësisht të sajën. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B_vVi35qG_6/