Ministria e Financave me sqarim për qytetarët: Mesazhi që e morët rreth Pakos Fiskale është mashtrim
Ministria e Financave, ka njoftuar qytetarët se mesazhi i sotëm për përfitim nga Pakoja Emergjente Fiskale nuk është nga kjo ministri, por është mashtrim.
Në njoftimin të cilin e ka bërë Ministria e Financave thuhet se sot në ora 15:08 minuta, nga një adresë elektronike e panjohur dhe me qëllim dashakeq (mf.rksgov.net@outlook.com) është dërguar një njoftim gjoja në emër të Thesarit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, në drejtim të një numër të caktuar të adresave elektronike zyrtare, gjoja për mundësinë për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale, nëpërmjet plotësimit të të dhënave të caktuara të natyrës personale, transmeton Telegrafi.
Ministria e Financave njofton opinionin e gjerë se ky njoftim nuk ndërlidhet fare me Ministrinë e Financave dhe strukturat e saj, dhe si i tillë ka qëllim mashtrimin, duke rënë kështu në domenin e krimit kibernetik.
Përveç kësaj, vegza e bashkëngjitur në këtë njoftim “orienton” pranuesit në një formular, i cili shihet të jetë një formë e mashtrimit, për mbledhjen në mënyrë të kundërligjshme të dhënave të ndjeshme personale dhe atyre bankare. Andaj, kërkojmë nga të gjithë zyrtarëve apo qytetarëve që kanë pranuar këtë njoftim të mos plotësojnë të dhëna e kërkuara dhe në raste të tilla të njoftojnë Policinë e Kosovës për këtë rast.
“Ministria e Financave komunikon vetëm përmes adresave zyrtare të cilat vijnë nga domeni zyrtar (@rks-gov.net). Për këtë Agjencia Shoqërore e Informacionit (ASHI) tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurinë dhe ka njoftuar përdoruesit e domenit të institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
MF thekson tutje se me qëllim të zbardhjes së këtij veprimi me elemente të veprës penale, Ministria e Financave do të bashkëpunojë ngushtë me organet e rendit, dhe do ta njoftojë me kohë opinionin publik për zhvillimet e mëtutjeshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City