LAJMI I FUNDIT:

Aktivistja e lëvizjes “Black Lives Matter” gjendet e vdekur, më 6 qershor kishte njoftuar se është keqtrajtuar – prej asaj kohe ishte zhdukur

Aktivistja e lëvizjes “Black Lives Matter” gjendet e vdekur, më 6 qershor kishte njoftuar se është keqtrajtuar – prej asaj kohe ishte zhdukur

Policia në Tallahassee të SHBA-ve është duke hetuar vdekjen e aktivistes së lëvizjes “Black Live Matter”, trupi i pajetë i të cilës është gjetur disa ditë pasi ishte shpallur e zhdukur.

Siç raporton CNN, Oluwatoyin “Toyin” Salau dhe Victoria Sims, 75-vjeçe, janë gjetur dje të vdekura. Autoritet nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë rast, por dihet se policia është duke hetuar vdekjen e dyshes dhe se është arrestuar një person i dyshuar, transmeton Telegrafi.


Për Salau askush nuk dinte asgjë që nga 6 qershori. Po atë ditë ajo kishte bërë një sërë postimesh në Twitter, me të cilët pretendonte se si më herët gjatë asaj dite ishte keqtrajtuar seksualisht.

E pas kësaj ishte zhdukur pa asnjë gjurmë deri sa dje arritën të gjejnë trupin e saj të pajetë. Në anën tjetër, policia ka arrestuar personin e dyshuar që është identifikuar si Arron Glee, 49-vjeç.

Salau kishte shkruar në Twitter se po atë mëngjes ishte keqtrajtuar nga një mashkull në Park Avenue. Ajo gjithashtu kishte shkruar se si ky burrë i kishte ofruar transport falas deri në kishë.

Pas këtij incidenti ajo i kishte telefonuar policisë, duke mos u treguar se për të cilën kishë bëhej fjalë. E disa persona ishin shprehur të gatshëm për t’i ofruar ndihmë, duke i shkruar në Twitter.

Megjithatë ende nuk dihet nëse i arrestuari Aaron Glee, është personi që e kishte keqtrajtuar Salau. Kujtojmë që Salau ishte aktiviste e “Black Lives Matter” dhe vazhdimisht fliste për protestat e organizuara në Tallahassee. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori