LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët tregojnë se me çfarë probleme janë ballafaquar rreth një e treta e rasteve të rënda me COVID-19

Shkencëtarët tregojnë se me çfarë probleme janë ballafaquar rreth një e treta e rasteve të rënda me COVID-19

Rreth një e treta e rasteve të rënda të COVID-19 kanë pasur forma të rrezikshme të trombozës, që mund të jetë një faktor që kontribuon në shkallën e vdekshmërisë midis pacientëve, pretendojnë shkencëtarët.

Tromboza, pra mpiksja e gjakut, shkakton inflamacionin e mushkërive që paraqet një reagim natyral të trupit ndaj coronavirusit, kurse frekuenca jashtëzakonisht e lartë e koagulimit të gjakut tek pacientët e shtrirë në spital për COVID-19, është vërejtur gjatë marsit, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, është vërejtur formimi i qindra mpiksjeve të vogla në mushkëri të disa pacientëve, kurse coronavirusi ka shkaktuar edhe një numër të shtuar të rasteve të trombozës që potencialisht ka qenë fatale.


Prandaj, ka nga ata që besojnë se numri i vërtetë i rasteve të rënda të COVID-19 tek të cilat shfaqet tromboza mund të jetë shumë më e lartë, e përveç trombozës, gjaku më i trashë qon në një frekuencë më të lartë të sulmit në tru dhe zemër.

Përveç kësaj, disa studime tregojnë se antikoagulantët që aktualisht përdoren për të parandaluar trombozën nuk janë gjithmonë efektive, në anën tjetër, një rritje e konsiderueshme e dozës së këtyre agjentëve mund të qojë në një gjakderdhje të rëndë.

Kjo edhe është arsye se pse antikoagulantët po testohen, kurse një ekspert nga Britania e Madhe paralajmëron se ekziston një linjë e hollë midis thyerjes së suksesshme të mpiksjes së gjakut dhe shkaktimit të gjakderdhjes potencialisht fatale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori