LAJMI I FUNDIT:

Veliu do të raportojë në Komision për rastin e kasafortës me dokumente të klasifikuara shtetërore

Veliu do të raportojë në Komision për rastin e kasafortës me dokumente të klasifikuara shtetërore

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019.

Nënkryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tha se problemi kryesor në këtë agjencion është zgjedhja e komisionerit, e për çka u zotua se do të ndodhë së shpejti.

“Ishte urgjente përzgjedhja e komisionerit pasi pa pasur komisionerë nuk ka as inspektorë dhe ky agjencioni ishte në hall dhe ne u zotuam se do të ndërmarrim masa dhe të ndihmojmë zgjedhjen sa më parë…”, tha ai.


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se në këtë mbledhje u diskutua edhe për Nezir Mehmetaj, i cili është ndaluar nga autoritetet serbe.

“Morëm zotimin që siç e dini, qytetari i Kosovës, Nezir Mehmetaj gjendet në Serbi dhe institucionet nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Ne kemi sistem të drejtësisë. Ai duhet të përgjigjet për çka do qoftë në institucionet tona apo për ndonjë krim lufte, ne e kemi edhe Gjykatën Speciale dhe nuk ka nevojë qytetarët e Kosovës të mbahen peng në Serbi. Iu bëjë apel me president, me kryeministër me ministër të Punëve të Brendshme që të ngritin zërin për Nezir Mehmetaj”, tha ai.

Lidhur me raportimet se ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla e ka lënë të hapur kasafortën me dokumente të klasifikuara shtetërore që mbajnë vulën e konfidencialitetit dhe të cilat lidhen direkt me sigurinë kombëtare, nënkryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha tha se këto sqarime do t’i marrin nga ministri i këtij dikasteri, Agim Veliu i cili pritet që javën tjetër të raportojë para këtij komisioni.

“Ne e kemi thirrur të raportojë në komision, ministrin e Punëve të Brendshme dhe pastaj aty do të sqarohet gjithçka”, tha ai.

Ndryshe, kasaforta me dokumente të klasifikuara shtetërore që mbajnë vulën e konfidencialitetit dhe të cilat lidhen direkt me sigurinë kombëtare u tha se është lënë hapur në zyrën e ish-u.d. të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, aty ku duhej të ishin nën dry.

Me ligj parashihen sanksione penale jo vetëm për ata që e nxjerrin, por edhe ata që nuk e mbrojnë rrjedhjen e këtyre dokumenteve në publik.

Fjala është për kasafortën në të cilën ruhen dokumentet konfidenciale të ministrit të Punëve të Brendshme që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për sigurinë e shtetit. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori