Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ray Nayler, gjatë një takimi me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka premtuar vazhdimin e përkrahjes së plotë për transparencën dhe pavarësinë institucionale të AKA-së.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e përkrah plotësisht transparencën dhe pavarësinë institucionale të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Puna e këtij institucioni është vitale për arsimin e lartë në Kosovë, ndërsa çdo ndërhyrje politike në punën e AKA-së është e papranueshme”, ka thënë Nayler, i cili në këtë takim shoqërohej nga Remzije Potoku, specialiste e arsimit të lartë.
Drejtori Naim Gashi ka falënderuar Ambasadën Amerikane e cila që nga themelimi i Agjencisë ka dhënë kontribut financiar dhe ekspertizë teknike për zhvillimin e këtij institucioni.
Gashi ka thënë se mirëpresin financimin e fundit të projektit të Ambasadës së SHBA-së, e cila adreson nevojat imediate të Agjencisë së Akreditimit për kthimin e anëtarësisë në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), por njëkohësisht edhe për forcimin e kapaciteteve tona institucionale.
“Edhe pse në kohë pandemie, kur gjithë bota pothuajse ishte e izoluar, për t’ju dalë në ndihmë institucioneve të arsimit të lartë, komunitetit akademik dhe studentëve, me angazhimin e ekspertëve eminentë ndërkombëtarë, ne kemi realizuar me shumë sukses vlerësimin në distancë. Deri më tani kemi përfunduar vlerësimin e 14 institucioneve të arsimit të lartë, ndërsa rezultatet jemi duke i pritur nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilat pritet të jenë pjesë e vendimmarrje në Këshillin Shtetëror të Cilësisë më 25 dhe 26 qershor”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se me vendim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), tani ka filluar procesi i akreditimit të programeve studimore.
Në këtë takim, zyrtarët e lartë të AKA-së, Ilirjana Ademaj-Ahmeti dhe Shkelzen Gërxhaliu, kanë dhenë detaje për procesin e akreditimit dhe zbatimin e projekteve që kanë për qëllim të rrisin cilësinë në arsimin e lartë në Kosovë.
Drejtori i AKA-së ka thënë se me kapacitetet që posedon Kosova dhe me përkrahjen nga Ambasada Amerikane dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, do të nxitet rritja e cilësisë në arsim dhe ndërlidhja e sistemit arsimor me nevojat e shoqërisë, shtetit dhe ekonomisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova